Decentralizimi i qeverisjes vendore, shkëmbim përvoje me Kosovën

Kryetarët e bashkive Durrës, Lezhë dhe Shkodër zhvilluan sot në Tiranë një takim pune me përfaqësues të pushtetit vendor nga Kosova.


Kryetarët e bashkive Durrës, Lezhë dhe Shkodër zhvilluan sot në Tiranë një takim pune me përfaqësues të pushtetit vendor nga Kosova.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë, Adelina Farrici, si dhe drejtuesi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu.

Në këtë diskutim të hapur dhe konstruktiv u ndanë përvoja mbi mënyrën se si funksionon qeverisja vendore në të dy vendet, me fokus të veçantë te procesi i decentralizimit dhe roli i pushtetit vendor në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Sipas kreu të bashkisë Shkodër, Benet Beci, përvoja e Kosovës në këtë drejtim ofron një perspektivë interesante, ndërsa dialogu mes institucioneve krijon mundësi për të reflektuar mbi hapat e ardhshëm, veçanërisht në kontekstin e diskutimeve për rishikimin e reformës territoriale-administrative në Shqipëri.

Beci tha se “shkëmbimi i ideve dhe bashkëpunimi mes pushtetit vendor mbeten një rrugë e rëndësishme për të ndërtuar institucione më të forta dhe më pranë komunitetit”.

Zyra për mediet pranë bashkisë Shkodër, njoftoi se në këtë takim të pranishëm ishin edhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor të Shqipërisë dhe Kosovës, mes tyre Gëzim Topçiu, Tonin Marinaj, Bali Muharremaj, Shaqir Totaj dhe Gazmend Muhaxheri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i angazhuar me ekipe zjarrfikëse dhe helikopterë në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh se në këtë situatë Europa qëndron e bashkuar dhe asnjë vend nuk…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i angazhuar me ekipe zjarrfikëse dhe helikopterë në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh se në këtë situatë Europa qëndron e bashkuar dhe asnjë vend nuk…