Shqipëria në panairin e pasurive të paluajtshme në Francë, prezantohen mbi 80 projekte zhvillimi

Shqipëria po merr pjesë në panairin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM 2026, që ka hapur dyert në Cannes të Francë, ku prezantohen projekte të shumta zhvillimi me synim tërheqjen e investitorëve të huaj.


Shqipëria po merr pjesë në panairin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM 2026, që ka hapur dyert në Cannes të Francë, ku prezantohen projekte të shumta zhvillimi me synim tërheqjen e investitorëve të huaj.

Në këtë aktivitet, vendi përfaqësohet nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), e cila në pavijonin shqiptar prezanton mbi 80 projekte zhvillimi në sektorin e pasurive të paluajtshme, një pjesë e konsiderueshme e të cilave janë të përqendruara në zonat bregdetare.

Pavijoni shqiptar mban emrin “Soundscapes of Albania” dhe përveç projekteve të prezantuara përfshin edhe rreth 25 makete arkitekturore, që pasqyrojnë konceptet dhe tiparet kryesore të zhvillimeve të propozuara.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka, theksoi se projektet e prezantuara në panair ofrojnë një panoramë të gjerë të zhvillimeve urbane dhe turistike në vend, duke përfshirë iniciativa të hartuara nga studio të njohura ndërkombëtare të arkitekturës.

Sipas saj, pavijoni shqiptar ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe profesionistëve të sektorit, ndërsa interesi i agjencive imobiliare dhe investitorëve të huaj ka qenë i konsiderueshëm.

Ndërkohë, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Territorit, Adelina Greca, u shpreh se pjesëmarrja në këtë panair synon të promovojë Shqipërinë dhe potencialin e saj për zhvillim në fushën e investimeve dhe arkitekturës.

Ajo theksoi se panaire të tilla ndërkombëtare krijojnë mundësi për bashkëpunime të reja me arkitektë, zhvillues dhe investitorë nga vende të ndryshme.

Në panairin MIPIM 2026 marrin pjesë mbi 20 mijë profesionistë të industrisë së pasurive të paluajtshme nga e gjithë bota. Aktiviteti shërben si një platformë ndërkombëtare për ndërtimin e partneriteteve, prezantimin e projekteve inovative dhe nxitjen e investimeve në zhvillimet urbane të së ardhmes, pjesë e të cilave është edhe Shqipëria.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kledi Kadiu sjell International Ballet Competition Albania

Balerini i mirënjohur shqiptar Kledi Kadiu ndau sot lajmin se do të sjellë në Shqipëri edicionin e parë të International…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kledi Kadiu sjell International Ballet Competition Albania

Balerini i mirënjohur shqiptar Kledi Kadiu ndau sot lajmin se do të sjellë në Shqipëri edicionin e parë të International…