Rama: Pezullimi i Ballukut ishte masë absurde, preku funksionin institucional

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, nga Kryesia e Kuvendit, tha se kërkesa për kufizimin e lirisë së Ballukut bazohet në një dyshim për “pabarazi në tendera publikë”.


Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, nga Kryesia e Kuvendit, tha se kërkesa për kufizimin e lirisë së Ballukut bazohet në një dyshim për “pabarazi në tendera publikë”.

“Sot ne jemi këtu që të shpallim publikisht qëndrimin tonë në lidhje me kërkesën e prokurorit special për të autorizuar kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut”, u shpreh Rama.

Sipas tij, ndaj Ballukut është ngritur një akuzë që lidhet me një dyshim për “pabarazi në tendera publikë”, që daton disa vite më parë.

“Ndaj saj është ngritur një akuzë që në vitin e shkuar, jo për vjedhje, jo për korrupsion e gjësendi tjetër të lidhur me ndonjë skenë krimi apo flagrancë në kryerjen e ndonjë vepre të rëndë penale, por vetëm për dyshimin e arsyeshëm se, në cilësinë e ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka kryer veprën penale ‘pabarazi në tendera publikë’, 6 vite më parë, bazuar në disa mesazhe të gjetura vite më vonë në celularin e një ish-drejtori”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se ky fakt, sipas tij, ishte ende i pahetuar në momentin kur u mor masa e pezullimit nga detyra.

“Mbi këtë fakt, ende krejt të pahetuar asokohe, por si rëndom të servirur më parë përmes korrierësh që hyjnë e dalin te kuzhina e stacionit të trenit, si gjellë qensh në 700 tenxheret e gjyqit politik dhe mediatik, u vendos fillimisht me një turravrap të pakuptueshëm nga prokurori dhe gjykatësi i seancës paraprake pezullimi i anëtares së kabinetit qeveritar”, u shpreh ai.

Rama e cilësoi këtë masë si të pajustifikuar, duke theksuar se ajo preku funksionin institucional.

“Një masë absurde që, siç e kemi shpjeguar më parë, pezulloi faktikisht funksionin, jo thjesht personin. Prandaj edhe nuk ka ndodhur kurrë dhe askund tjetër në botë një budallallëk i kësaj natyre”, tha ai.

Rama theksoi se, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar masën dhe për të shqyrtuar çështjen në themel, u paraqit një tjetër kërkesë nga prokuroria.

“Pastaj, papritur fare, pa pritur përfundimin e procesit të hapur prej nesh në Gjykatën Kushtetuese për ndërhyrje të patolerueshme në kompetencat e pushtetit ekzekutiv, sapo gjykata e pezulloi masën e pezullimit dhe deklaroi se do t’i hynte çështjes në themel, erdhi turravrapi i dytë: kërkesa që diskutojmë sot”, tha Rama.

Ai shtoi se diskutimi në Kuvend bëhet mbi bazën e kompetencës kushtetuese të parlamentit për raste të tilla.

“Dhe e diskutojmë me të drejtën që na jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë për të autorizuar ose jo arrestin e një deputeti, gjë për të cilën do të flas konkretisht ca më poshtë”, përfundoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…