Rama: Gratë shqiptare, forcë e pazëvendësueshme në zhvillimin e vendit

Kryeministri Edi Rama uroi sot gjatë podkastit “Flasim” gratë dhe vajzat shqiptare me rastin 8 Marsit.


Kryeministri Edi Rama uroi sot gjatë podkastit “Flasim” gratë dhe vajzat shqiptare me rastin 8 Marsit.

Në nisje të episodit të radhës të Podkastit “Flasim”, Kryeministri Rama bëri një përmbledhje të çështjeve kryesore të javës, ndërsa nisi me një urim për gratë dhe vajzat shqiptare.

“Është gjithmonë një ditë e rëndësishme edhe për të shprehur mirënjohjen dhe respektin me të gjithë dashurinë e merituar për gratë dhe vajzat, që kemi rreth nesh, por edhe për rolin e jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm të tyre, jo vetëm në familje, por edhe në shoqëri dhe në jetën e vendit, përfshirë dhe jetën politike dhe vendimmarrjen”, u shpreh Rama.

Kryeministri u shpreh se “jam shumë krenar të them se sot kemi gjithnjë e më shumë gra që udhëheqin, që drejtojnë, ndërtojnë, krijojnë dhe që kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e vendit tonë.

“Ato janë në parlament, ato janë qeveri, ato janë në të gjithë zinxhirin e institucioneve, ato janë në sipërmarrje, ato janë në shkolla, në universitete, ato janë në teatro, në hapësirat e jetës artistike, ato janë në sport, ato janë kudo. Kudo një vlerë e shtuar, kudo një forcë e pazëvendësueshme”, vijoi Rama.

“Dhe nuk mjafton të shohësh realitetin e sotëm të vendit për të kuptuar se energjia dhe roli i grave në jetën publike dhe shoqërore, që ka qenë një rol i adresuar, i mbështetur, i promovuar në mënyrë të posaçme në këtë dekadë të qeverisjes sonë, ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm.

Ndaj, nuk më mbetet veçse të uroj nga zemra, jo vetëm Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë, për të gjitha nënat, motrat, gjyshet, vajzat shqiptare, jo vetëm t’i falenderoj për gjithçka bëjnë, por edhe të uroj me gjithë zemër që pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të rritet dhe çfarë ato i sjellin Shqipërisë, të jetë dhe më shumë, falë rritjes së pjesëmarrjes dhe angazhimit të tyre” përfundon Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…