Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Azerbajxhanit: Arsye tjetër për ta izoluar plotësisht atë regjim

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin e Iranit ndaj Azerbajxhanit.


Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin e Iranit ndaj Azerbajxhanit.

Kryeministri u shpreh në një postim në platformën X se, “sulmi i ndërmarrë kundër territorit të Azerbajxhanit, që ka vënë në shënjestër infrastrukturën civile në rajonin e Nahçivanit dhe ka plagosur civilë, është edhe një akt tjetër i rëndë dhe i papranueshëm agresioni nga Republika Khomeiniste e Iranit kundër vendeve fqinje, “mëkati” i vetëm i përbashkët i të cilave është se shkëlqejnë në skenën botërore përmes zhvillimit, prosperitetit dhe hapjes, duke përmirësuar çdo ditë jetën e popujve të tyre dhe duke e bërë Iranin të duket edhe më i errët dhe më i verbër nën regjimin e tij satanik”.

Rama theksoi se, Azerbajxhani është një mik dhe aleat i çmuar i Shqipërisë, një komb që është ngritur lart që prej rifitimit të pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik.

“Krenaria e tij kombëtare, qëndrueshmëria dhe përkushtimi ndaj zhvillimit, të ndërthurura me gatishmërinë për moderim dhe me krahët e hapur për bashkëpunim me të gjithë, kanë fituar respektin e shumëkujt në mbarë botën”, nënvizoi Rama.

“Populli azerbajxhanas, ashtu si edhe popujt e vendeve të tjera që janë vënë pa arsye në shënjestër ditët e fundit, meriton vetëm respekt, siguri dhe liri nga frika”, shkroi më tej kreu i qeverisë.

Rama theksoi se, “çdo përpjekje e regjimit të lig në Teheran për të terrorizuar popullsinë civile ose për të destabilizuar vende fqinje paqedashëse me qëllim që t’i provokojë ato kundër përgjigjes plotësisht të justifikuar të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Republikës Khomeiniste, jo vetëm që duhet të dënohet me qartësinë më të madhe, por duhet të shërbejë edhe si një arsye tjetër për ta izoluar plotësisht atë regjim në çdo mënyrë të mundshme nga çdo pjesë e mundshme e botës”.

“Kur infrastruktura civile e vendeve të tjera vihet në shënjestër dhe kufijtë sovranë shkelen, vija ndarëse midis agresionit dhe terrorizmit zhduket. Pikërisht për këtë arsye ka ardhur koha që të gjitha shtetet dhe institucionet që besojnë në stabilitet, në rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe në bashkëjetesën paqësore, jo thjesht të distancohen nga një regjim që në mënyrë të përsëritur eksporton dhunë dhe frikë përtej kufijve të tij, por të bien dakord për atë që ai në të vërtetë është: një Shtet Terrorist”, shtoi Rama.

Kryeministri u shpreh se, Shqipëria qëndron e palëkundur me Azerbajxhanin, me udhëheqjen e tij të fortë dhe me popullin e tij krenar.

“Rruga përpara duhet të jetë e qartë. Agresioni duhet të izolohet dhe agresorët duhet të dënohen pa asnjë mëdyshje. Ata që zgjedhin rrugën e dhunës duhet të përballen me unitetin gjithnjë e më të madh të atyre që zgjedhin paqen”, përfundon reagimin e tij kryeministri Edi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…