Bonus 5% në grantet për startup-et e grave dhe ekonomisë së gjelbër

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur sot se thirrja e grantit 2026 për startup-et parashikon një bonus prej 5% mbi pikët e vlerësimit për projektet që përmbushin kushtet e përcaktuara.

Ky bonus aplikohet mbi pikët totale të marra gjatë procesit të vlerësimit nga komisioni dhe jepet vetëm një herë, nëse plotësohen dy kushte njëkohësisht.

“Aplikuesi është vajzë/grua, ose ekipi i startup-it përbëhet nga të paktën 51% gra/vajza, dhe aktiviteti kryesor i startup-it ofron zgjidhje në ekonominë e gjelbër dhe/ose në sektorin digjital”, bëri të ditur ministrja.

Nëse projekti plotëson këto kritere, në fund të procesit të vlerësimit i shtohet 5% bonus mbi pikët e marra nga kriteret e vlerësimit. Për shembull, nëse një aplikim merr 60 pikë nga komisioni, rezultati përfshin edhe bonusin prej 5%.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se ky mekanizëm ka për qëllim të inkurajojë pjesëmarrjen e grave në sipërmarrje dhe të mbështesë zhvillimin e zgjidhjeve inovative në ekonominë e gjelbër dhe sektorin digjital, që janë prioritete kryesore të programit “Grant 2026”.

Burimi ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia