Ndërtim i një force elitare në Regjimentin e Operacioneve Speciale

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndau sot pamje nga stërvitja e Regjimentit të Operacioneve Speciale, duke vënë në pah nivelin e lartë të përgatitjes dhe profesionalizmit të kësaj njësie elitare të Forcave të Armatosura.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndau sot pamje nga stërvitja e Regjimentit të Operacioneve Speciale, duke vënë në pah nivelin e lartë të përgatitjes dhe profesionalizmit të kësaj njësie elitare të Forcave të Armatosura.

Sipas ministrit, qëllimi i komandantit të regjimentit, kolonel Ajet Jata, është i qartë: ndërtimi i një force elitare, të përgatitur për çdo mision dhe çdo skenar operativ, në përputhje të plotë me standardet e Aleancës.

Duke folur për agjendën e tij si drejtues i Regjimentit të Operacioneve Speciale, kolonel Jata theksoi se ajo është e ngjeshur dhe e fokusuar kryesisht te stërvitja dhe koordinimi me partnerët ndërkombëtarë.

“Një pjesë e veçantë e ditës është koordinimi me të gjitha forcat speciale të vendeve me të cilat bashkëpunojmë dhe me Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s. Pjesën më të madhe të kohës ia kushtojmë stërvitjes, pasi ajo është element thelbësor për ruajtjen e nivelit profesional të trupave tona”, u shpreh ai.

Kolonel Jata vuri theksin te roli i komandantit në drejtimin e një strukture të tillë elitare, duke nënvizuar se lidershipi kërkon më shumë sesa aftësi menaxheriale.

“Të jesh një komandant i mirë nuk do të thotë vetëm të jesh lider dhe menaxher i mirë, por të zotërosh vendimmarrjen dhe përgjegjësinë. Një komandant duhet të marrë vendime të drejta dhe në kohë, por mbi të gjitha të mbajë përgjegjësi si për suksesin, ashtu edhe për dështimin”, deklaroi ai.

Duke sjellë në vëmendje përvojën e tij në misionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak, Jata theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët dhe ndërtimit të besimit të ndërsjellë mbi bazën e respektit reciprok.

Sipas tij, terreni dhe strategjia janë elementë të pandashëm në operacionet ushtarake.

“Terreni teston aftësitë profesionale, morale dhe fizike të operatorëve, ndërsa strategjia vë në provë aftësitë vendimmarrëse të komandantëve. Vendimet strategjike kërkojnë qetësi, vizion dhe largpamësi”, u shpreh ai.

Komandanti nënvizoi gjithashtu transformimin e ndjeshëm të regjimentit në vitet e fundit, si në drejtim të rritjes së aftësive operacionale, ashtu edhe në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe trajtimit të personelit me benefite motivuese.

Angazhimi i vazhdueshëm i trupave shqiptare në kuadër të Aleancës, theksoi Jata, dëshmon se Shqipëria kontribuon jo vetëm për paqen dhe sigurinë në rajon, por edhe më gjerë, duke konfirmuar standardet e NATO-s në përgatitje dhe në gatishmëri.

Marrë nga ATSH

Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Zgjerimin

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Zgjerimin

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një…