Barazia gjinore, Sala: Për herë të parë njihet puna e papaguar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë një bashkëbisedimi me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Shkencave Sociale, mbi ligjin e ri “Për barazinë gjinore”, tha se Shqipëria ka bërë përparime reale, duke përmendur përfaqësimin 36% të grave në Kuvend.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë një bashkëbisedimi me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Shkencave Sociale, mbi ligjin e ri “Për barazinë gjinore”, tha se Shqipëria ka bërë përparime reale, duke përmendur përfaqësimin 36% të grave në Kuvend.

Megjithatë, ajo theksoi se sfidat mbeten të konsiderueshme, përfshirë hendekun gjinor në paga, pjesëmarrjen e ulët të grave në tregun e punës dhe ngarkesën disproporcionale të punës së papaguar.

“Barazia në letër nuk është barazi në jetë”, u shpreh ministrja, duke theksuar se ligji i ri nuk përfaqëson thjesht një rishikim teknik, por një zgjedhje të qartë politike për ta vendosur barazinë gjinore në qendër të zhvillimit, demokracisë dhe mirëqenies.

Takimi u zhvillua në kuadër të javës së 8 Marsit, duke theksuar rëndësinë e barazisë gjinore si një proces i vazhdueshëm zhvillimi demokratik dhe shoqëror.

Ministrja Sala vlerësoi rolin e universiteteve si hapësira ku prodhohen ide, politika dhe modele të reja mendimi që ndikojnë drejtpërdrejt në transformimin e shoqërisë.

Ligji i ri zgjeron detyrimet për institucionet publike dhe sektorin privat, e bën integrimin gjinor detyrim në hartimin e çdo politike publike, njeh për herë të parë punën e papaguar dhe ekonominë e përkujdesit si pjesë reale të kontributit ekonomik, si dhe parashikon kalimin gradual drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje.

Ministrja theksoi se sfida kryesore mbetet zbatimi i ligjit. Në këtë kuadër, Ministria ka nisur hartimin e akteve nënligjore, forcimin e mekanizmave institucionalë dhe riorganizimin e Këshillit Kombëtar për Barazinë Gjinore.

Në përmbyllje, ajo ftoi studentët të angazhohen aktivisht përmes kërkimit, analizës dhe debatit publik, duke theksuar se barazia gjinore nuk është çështje përballjeje mes grave dhe burrave, por çështje e cilësisë së shtetit, zhvillimit ekonomik dhe dinjitetit njerëzor.

Ndërsa, përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri, Michele Ribotta gjatë bashkëbisedimit me studentët theksoi se “hartimi dhe zbatimi i ligjit të ri ‘Për Barazinë Gjinore’ është një detyrim që rrjedh nga procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

“Por arsyeja më e rëndësishme e zbatimit të tij është që në thelb ligji i ri transformon jetën tuaj duke zgjeruar hapësirat për akses në mundësi më të gjëra që ndihmojnë të realizoni ëndrrat tuaja”, tha Ribotta.

Marrë nga ATSH

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…