Rama: Financim për startup-et, mbështesim inovacionin dhe orientimin drejt tregut global

Qeveria ka fuqizuar më tej skemën e mbështetjes për startup-et në kuadër të Grantit 2026, duke e strukturuar financimin sipas fazës reale të zhvillimit të biznesit.


Qeveria ka fuqizuar më tej skemën e mbështetjes për startup-et në kuadër të Grantit 2026, duke e strukturuar financimin sipas fazës reale të zhvillimit të biznesit.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot, gjatë podkastit “Flasim”, se në fazën fillestare do të mbulohen 100% e kostove.

“Pastaj në fazën e vlerësimit financimi rritet, duke shkuar me mbulim 85% për startup-et që kanë testuar produktin dhe që po konsolidojnë modelin e biznesit. Ndërsa, në fazën kur vjen rritja e startup-it në fushën e lojës konkurruese, financimi shkon në 75% për kompani që janë në treg dhe që pikërisht po synojnë të ngjiten”, sqaroi Rama.

Kjo, sipas tij, “nuk është thjesht një skenë financimi por është një mekanizëm për të kultivuar një kulturë të re sipërmarrjeje”.

“Sipërmarrje që bazohet tek kurajoja, tek inovacioni dhe tek orientimi drejt tregut global, gjë që po e bëjmë me gjithmonë e më shumë sukses, gjithmonë e më shumë sipërmarrje njerëzish, vajzash dhe djem të talentuar të këtij vendi”, tha Rama.

Shqipëria, sipas kreut të qeverisë, nuk mund të ndërtojë një ekonomi konkurruese vetëm mbi sektorët tradicionalë, por me fokus në teknologji, shërbime digjitale, inteligjencë artificiale.

“Duhen produkte me vlerë të shtuar, që konkurrojnë jashtë në tregun rajonal dhe europian, pa i nxitur të rinjtë dhe të rejat e talentuara, që të ikin nga ky vend, por që nga ky vend të pushtojnë botën”, theksoi kryeministri Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…