Qendra Multifunksionale TOK, shërbime psiko-sociale për komunitetin në Kavajë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga shërbimet e ofruara në këtë qendër e cila ka në fokus edhe fuqizimin e rolit të grave në shoqëri.


Qendra Multifunksionale TOK në Kavajë është një hapësirë mbështetjeje dhe përfshirjeje për komunitetin që ofron shërbime psikologjike dhe sociale.

E ngritur në kuadër të nismës të Bashkimit Europian për kujdesin social, kjo qendër ofron po ashtu programe passhkollore dhe mbështetje për familjet dhe gratë në nevojë në bashkinë Kavajë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga shërbimet e ofruara në këtë qendër e cila ka në fokus edhe fuqizimin e rolit të grave në shoqëri.

Kejsi Toska, koordinatore sociale pranë Qendrës TOK sqaron se kjo nismë vjen si përgjigje ndaj nevojave të qytetarëve të kësaj bashkie.

“Një nga shërbimet që qendra ofron është mësimi pas shkolle. Fëmijët vijnë pas orarit të shkollës për të bërë detyrat, për të mësuar dhe jo vetëm, por edhe për të marrë pjesë në aktivitete edukative, krijuese dhe sportive”, tha ajo.

Po ashtu një shërbim tjetër është këshillimi psikosocial për të gjithë qytetarët e Kavajës.

“Qendra përqendrohet më shumë te gratë dhe fuqizimi i rolit të tyre në shoqëri. Janë mundësuar po ashtu seanca të prindërimit pozitiv, duke bërë të mundur që prindërit jo vetëm të ndajnë përvojat e tyre, por edhe të mësojnë për një marrëdhënie më të mirë fëmijë-prindër”, tha Toska.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…