Rama ndan pamje nga liqeni i Shkodrës, destinacion i rëndësishëm turistik dhe natyror

Liqeni i Shkodrës konsiderohet një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit dhe vijon të tërheqë çdo vit një numër në rritje vizitorësh vendas dhe të huaj.


Liqeni i Shkodrës konsiderohet një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit dhe vijon të tërheqë çdo vit një numër në rritje vizitorësh vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbrëmja në liqenin e Shkodrës, duke promovuar një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike dhe natyrore të vendit.

Liqeni i Shkodrës u shpall në qershor Rezervë Ndërkufitare e Biosferës nga UNESCO, duke u përfshirë në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës.

I konsideruar si ndër më të pasurit në Evropë për biodiversitetin, me larmishmëri peshqish dhe shpendësh ujorë, ky liqen konsiderohet si një nga destinacionet më të veçanta të vendit.

Për të apasionuarit pas turizmit aktiv, liqeni ofron kushte të favorshme për sportet ujore, ecjet në natyrë (hiking), vëzhgimin e shpendëve dhe aktivitete të tjera rekreative, duke e bërë atë një destinacion tërheqës në çdo stinë.

Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Gadishullin Ballkanik dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ekosistemi i tij përfaqëson një nga zonat më të rëndësishme të biodiversitetit në Evropë, me një pasuri të veçantë flore dhe faune. Pika më e thellë e liqenit arrin rreth 45 metra, ndërsa në skajin juglindor të tij shtrihet qyteti i Shkodrës, prej të cilit liqeni ka marrë edhe emrin.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…