Garancia Rinore, 3 700 të rinj të mbështetur gjatë fazës së pilotimit

Të dhënat u bënë publike nga zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, e cila deklaroi se pas përfundimit të fazës së pilotimit, Garancia Rinore do të zbatohet në nivel kombëtar gjatë tre viteve të ardhshme.


Rreth 3 700 të rinj janë mbështetur nga Garancia Rinore gjatë fazës së pilotimit, ndërsa mbi 2 560 prej tyre kanë marrë një ofertë për punësim, arsimim ose formim profesional. Mbi 83% e pjesëmarrësve e kanë marrë ofertën brenda katër muajve.

Të dhënat u bënë publike nga zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, e cila deklaroi se pas përfundimit të fazës së pilotimit, Garancia Rinore do të zbatohet në nivel kombëtar gjatë tre viteve të ardhshme.

Sipas Manjanit, programi synon të krijojë një lidhje më të fortë mes arsimit, aftësive të të rinjve dhe kërkesave të tregut të punës, duke u ofruar atyre mundësi për punësim, arsimim, formim profesional dhe zhvillim të aftësive.

Në fokus është edhe përmirësimi i treguesve të punësimit të të rinjve. Papunësia në grupmoshën 15–29 vjeç zbriti në 15,1% në tremujorin e dytë të vitit 2025, 3,3 pikë përqindje më pak se një vit më parë.

“Garancia Rinore është projekti më i madh që kemi ndërmarrë për integrimin e të rinjve në tregun e punës”, tha Manjani.

Duke iu referuar Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve, zëvendësministrja u shpreh se kjo ditë nuk është vetëm një ditë urimi, por edhe një moment reflektimi mbi angazhimin për t’u krijuar të rinjve më shumë mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Manjani theksoi se pas çdo statistike qëndron historia e një të riu që ka gjetur një punë, ka mësuar një profesion, ka nisur një praktikë ose ka fituar aftësi për t’u përballur me një treg pune që ndryshon me shpejtësi.

“Sfida jonë nuk është vetëm që të rinjtë të gjejnë një punë sot. Është që ata të kenë aftësitë që do t’u duhen për punët e së nesërmes”, deklaroi ajo.

“Ky është angazhimi ynë: të mos lejojmë që asnjë talent të mbetet pas për shkak të mungesës së informacionit, aftësive apo mundësive. Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja e Shqipërisë. Ata janë Shqipëria që po ndërtojmë sot”, përfundoi Manjani.

Burimi ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…