Koçiu: Parku Arkeologjik i Apolonisë mirëpret çdo ditë vizitorë nga e gjithë bota

Parku Arkeologjik i Apolonisë vijon të jetë një nga destinacionet më të vizituara të qarkut të Fierit gjatë sezonit veror, duke tërhequr turistë vendas dhe të huaj që kërkojnë të njohin nga afër historinë dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.


Parku Arkeologjik i Apolonisë vijon të jetë një nga destinacionet më të vizituara të qarkut të Fierit gjatë sezonit veror, duke tërhequr turistë vendas dhe të huaj që kërkojnë të njohin nga afër historinë dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.

Në këto ditë gushti, vizitorë të shumtë mbërrijnë në Apoloni për të eksploruar rrënojat e qytetit antik, monumentet arkeologjike dhe gjurmët e një prej qendrave më të rëndësishme të botës antike në territorin shqiptar.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga Apolonia, e mbushur me turistë në këto ditë gushti.

“Nga gjurmët e një qytetërimi të lashtë, drejt një të ardhmeje të re për turizmin shqiptar, Apolonia është një histori që vazhdon të shkruhet. Mes historisë mijëravjeçare dhe natyrës së bukur, Parku Arkeologjik i Apolonisë mirëpret çdo ditë vizitorë nga e gjithë bota, duke krijuar më shumë mundësi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe rritjen e ekonomisë shqiptare”, theksoi Koçiu.
Në një peizazh ku historia ndërthuret me natyrën, vizita në Apoloni ofron një përvojë të veçantë për turistët.

Një prej pikave më tërheqëse për vizitorët është kisha e Shën Mërisë në Manastirin e Apolonisë që përbën një tjetër dëshmi të trashëgimisë së pasur historike të zonës.

Muzeu arkeologjik, me objektet dhe artefaktet e zbuluara gjatë gërmimeve, u jep turistëve mundësinë të njihen më nga afër me historinë e Apolonisë dhe zhvillimin e saj ndër shekuj.

Gjatë vizitës, turistët ndalen edhe në monumentet e lashta, duke përfshirë Odeonin, bibliotekën dhe kolonadat, ndërsa panorama që shtrihet përreth parkut e plotëson përvojën e vizitorëve.

Fluksi i turistëve gjatë gushtit tregon interesin në rritje për turizmin kulturor dhe arkeologjik. Apolonia mbetet kështu një prej pikave të rëndësishme të itinerareve turistike në jug të vendit, duke ndërthurur trashëgiminë, peizazhin dhe historinë në një destinacion të vetëm.

Me vlerat e saj arkeologjike dhe kulturore, Apolonia vijon të jetë një dëshmi e rëndësishme e së kaluarës së Shqipërisë dhe një vend ku vizitorët mund të udhëtojnë në gjurmët e historisë, duke e bërë çdo vizitë një përvojë mes së shkuarës dhe së tashmes.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…