Kadastra: Regjistrimi i trashëgimisë pa kamatëvonesë brenda 30 ditëve nga çelja e dëshmisë

Qytetarët që kanë një dëshmi trashëgimie dhe duan ta regjistrojnë atë pranë Kadastrës Shqiptare mund të përfitojnë nga lehtësimi i shmangies së kamatëvonesës, nëse aplikojnë brenda 30 ditëve nga data e çeljes së dëshmisë.


Qytetarët që kanë një dëshmi trashëgimie dhe duan ta regjistrojnë atë pranë Kadastrës Shqiptare mund të përfitojnë nga lehtësimi i shmangies së kamatëvonesës, nëse aplikojnë brenda 30 ditëve nga data e çeljes së dëshmisë.

Kadastra Shqiptare ka bërë të ditur se procedura e aplikimit mund të kryhet edhe në rastet kur qytetarët nuk disponojnë të dhënat e plota kadastrale të pronës, duke ndjekur hapat përkatës në platformën e-Albania.

Për të kryer aplikimin, qytetarët duhet të identifikohen në e-Albania, të zgjedhin shërbimin “Aplikim për regjistrim të aktit të trashëgimisë” dhe të krijojnë një aplikim të ri.

Në rastet kur mungojnë të dhënat kadastrale të pronës, aplikanti duhet të përdorë opsionin “+ shto pronë” dhe të plotësojë të dhënat orientuese: Zona Kadastrale 9999, Volumi 99 dhe Faqja 999, duke vijuar më pas me hapat e aplikimit.

Pas përfundimit të procedurës, qytetarët mund të shkarkojnë mandatin e pagesës dhe ta kryejnë atë online, në bankë ose pranë çdo pike të Postës Shqiptare.

Kadastra Shqiptare u bën thirrje qytetarëve që, përveç aktit të trashëgimisë, të ngarkojnë edhe çdo dokument apo informacion tjetër që disponojnë për pronën, si aktet e fitimit të pronësisë, të dhënat e pronarit apo dokumente të tjera ndihmëse.

Sipas Kadastrës, paraqitja e sa më shumë të dhënave lehtëson identifikimin e pronës dhe përshpejton trajtimin e kërkesës për regjistrim.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vendet e grupimit BRICS kontribuues të rëndësishëm në ekonominë globale

Vendet e BRICS-it synojnë ngritjen e peshës së ekonomive në zhvillim në qeverisjen ekonomike globale me anën e forcimit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vendet e grupimit BRICS kontribuues të rëndësishëm në ekonominë globale

Vendet e BRICS-it synojnë ngritjen e peshës së ekonomive në zhvillim në qeverisjen ekonomike globale me anën e forcimit të…