Mazniku: Mekanizmi i përfaqësimit proporcional do të përcaktohet në Kodin Zgjedhor

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, deklaroi sot se drafti për hartën e re territoriale parashikon si parim ruajtjen e përfaqësimit proporcional të qyteteve që do të përbëjnë bashkitë e reja, ndërsa mënyra konkrete e zbatimit do të përcaktohet në Kodin Zgjedhor.


Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, deklaroi sot se drafti për hartën e re territoriale parashikon si parim ruajtjen e përfaqësimit proporcional të qyteteve që do të përbëjnë bashkitë e reja, ndërsa mënyra konkrete e zbatimit do të përcaktohet në Kodin Zgjedhor.

Sipas Maznikut, drafti nuk rregullon procedurat e zgjedhjes së përfaqësuesve vendorë, por vendos parimin që përfaqësimi të jetë proporcional në raport me qytetet përbërëse të çdo bashkie.

“Sot në këtë ligj ne propozojmë detyrimin që përfaqësimi të jetë proporcional. Në Kodin Zgjedhor do të duhet të caktohet mekanizmi se si realizohet ky përfaqësim. Synimi dhe në këtë ky është një ligj i cili rregullon hartën. Pra nuk merret me mënyrën se si funksionon zgjedhja. Atë e cakton Kodi Zgjedhor. Por, propozimi i draftligjit cakton parimin e proporcionalitetit, e ruajtjes së proporcionalitetit mes qyteteve përbërëse të bashkisë.

Mënyra se si do të funksionojë kjo do të duhet të jetë një diskutim që kolegët tanë që merren me Kodin Zgjedhor, ta zgjidhin në atë gjë, sepse është element teknik që do të caktohet si do bëhet lista. Nuk ka rëndësi, ky është një vendim i cili do jetë një diskutim tjetër. Ne kemi detyrë në këtë element që të thoshim do t’i ruajmë qyteteve proporcionalitetin në bashkinë e krijuar”, tha ai.

Mazniku theksoi se miratimi i hartës së re është vetëm faza e parë e reformës administrativo-territoriale dhe përbën një nga katër shtyllat kryesore të saj. Sipas tij, miratimi i hartës brenda këtij viti është i domosdoshëm për të respektuar afatet ligjore të zgjedhjeve vendore të majit 2027, ndërsa puna për tre komponentët e tjerë të reformës do të vijojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Ai bëri të ditur se komponenti i parë lidhet me rishikimin e kompetencave të pushtetit vendor, duke përcaktuar qartë funksionet që do të kenë bashkitë dhe qytetet, si dhe mënyrën e organizimit të tyre përmes ndryshimeve në ligjin nr. 139 për vetëqeverisjen vendore.

Sipas tij, komponenti i dytë ka të bëjë me reformimin e financave vendore, duke përfshirë mënyrën e shpërndarjes së granteve, mekanizmat e barazimit financiar mes bashkive dhe rritjen e kapaciteteve të tyre për të gjeneruar të ardhura.

Ndërsa elementi i tretë është rajonalizimi, i cili, sipas Maznikut, synon krijimin e rajoneve funksionale ku disa bashki do të bashkëpunojnë për hartimin e strategjive të përbashkëta të zhvillimit ekonomik, infrastrukturor dhe territorial.

“Elementi i reformës administrative territoriale nuk mbaron me këtë hartë. Harta cakton vetëm 1 ndër 4 elementët që ne duhet të zgjidhim. Harta është elementi i parë i domosdoshëm në mënyrë që të kapim afatin e lajmërimit të zgjedhjeve në nëntorin e këtij viti në mënyrë për zgjedhjet e majit të vitit tjetër, por ama 3 elementët e tjerë: i pari që ka të bëjë me kompetencat, pra çfarë kompetencash do kenë bashkitë, çfarë kompetencash do kenë qytetet, si do të funksionojë në mënyrë të përditshme bashkia, që është ligji 139 për funksionimin e pushtetit vendor, ne kemi akoma dhe 1 vit kohë për të punuar mbi të.

Ligji për financat vendore, për mënyrën se si financohen bashkitë, për mënyrën se si jepet granti, për raportin midis barazimit ose nevojës për t’ju dhënë më shumë para atyre bashkive që pavarësisht situatës nuk e kanë situatën ekonomike mjaftueshëm të mirë dhe si funksionon ky barazim, që është ligji për financat vendore dhe mekanizmat se si bashkitë gjenerojnë të ardhura vetë, është elementi i dytë. Dhe elementi i tretë është rajonalizimi, koncepti i krijimit të rajoneve funksionale në të cilat një sipërfaqe e madhe e Shqipërisë ndërvepron si element i pushtetit vendor për të vendosur bashkërisht strategji zhvillimi ekonomik, infrastrukturor apo mënyrën se si zhvillohet ai territor. Këto 3 elementë: kompetencat, financat dhe rajonalizimi, ne do të vazhdojmë punën dhe 1 vit tjetër deri në verën e vitit që vjen, 2027, në mënyrë që këto futen në fuqi bashkë me hyrjen në detyrë të kryetarëve të rinj në vjeshtën e vitit që vjen”, tha Mazniku.

Burimi ATSH

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…