Rruga “Adria” në Durrës po shndërrohet në aks më të sigurt dhe bashkëkohor

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet për rehabilitimin e rrugës “Adria” në Durrës, një prej akseve të rëndësishme të qytetit bregdetar.


Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet për rehabilitimin e rrugës “Adria” në Durrës, një prej akseve të rëndësishme të qytetit bregdetar.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se investimi synon ta kthejë këtë rrugë në një hapësirë më të sigurt, funksionale dhe moderne për qytetarët dhe vizitorët.

“Një nga akset më të rëndësishme të Durrësit, rruga ‘Adria’, po shndërrohet në një rrugë më të sigurt, më funksionale dhe më bashkëkohore për qytetarët dhe vizitorët”, shkroi Rama.

Projekti përfshin sistemimin e trotuareve, krijimin e hapësirave të gjelbra, përmirësimin e ndriçimit dhe një transformim të përgjithshëm të pamjes urbane të zonës.

Kryeministri e cilësoi këtë investim si një tjetër hap në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës urbane dhe rritjes së cilësisë së hapësirave publike në qytetin e Durrësit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…