Illyrian Guard, institucioni i parë që zbaton ligjin për vullnetarët, trajnoi dhe certifikoi 100 punonjës për emergjencat civile

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe administratori i “Illyrian Guard”, Florenc Spaho, morën pjesë në ceremoninë e certifikimit të 50 punonjësve të parë vullnetarë të trajnuar për përballimin e situatave emergjente, ndërsa 50 të tjerë po vijojnë trajnimin.


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe administratori i “Illyrian Guard”, Florenc Spaho, morën pjesë në ceremoninë e certifikimit të 50 punonjësve të parë vullnetarë të trajnuar për përballimin e situatave emergjente, ndërsa 50 të tjerë po vijojnë trajnimin.

Nisma e bën “Illyrian Guard” institucionin e parë në vend që zbaton ligjin për vullnetarët, duke krijuar rrjetin e parë me 100 vullnetarë në mbështetje të sistemit kombëtar të mbrojtjes civile.

Kjo trupë e trajnuar për zjarret forcon kapacitetet për përballimin e emergjencave civile, duke hedhur themelet e një rrjeti të qëndrueshëm vullnetarësh të certifikuar, të gatshëm për të mbështetur strukturat profesionale në situata të jashtëzakonshme.

Ministri Lamallari e cilësoi këtë një model bashkëpunimi mes institucioneve, sektorit privat dhe qytetarëve.

“Asnjë sistem, sado i mirëorganizuar, nuk mund t’i përballojë i vetëm emergjencat e sidomos në situata zjarresh masive. Prandaj po ndërtojmë një model ku institucionet, sektori publik dhe qytetarët bashkëpunojnë ashtu si në vendet më të përparuara evropiane,” u shpreh ai.

Ministri falënderoi punonjësit e Illyrian Guard që iu bashkuan kësaj nisme, duke theksuar se “vullnetarizmi, solidariteti dhe përgatitja janë vlera që e bëjnë Shqipërinë më të fortë dhe më të sigurt”.

Administratori i “Illyrian Guard”, Florenc Spaho, theksoi se kjo iniciativë bazohet në bindjen se “sektori privat nuk duhet të jetë vetëm spektator në momentet e vështira”. “Ai duhet të jetë partner aktiv, duke kontribuar me kapacitetet, përvojën dhe njerëzit e tij në shërbim të komunitetit dhe të institucioneve”, shtoi ai.

Spaho nënvizoi se certifikimi nuk është thjesht përfundimi i një trajnimi, por fillimi i një angazhimi të ri në shërbim të qytetarëve. “Kjo certifikatë nuk është fundi i një trajnimi, por është fillimi i një angazhimi në shërbim të qytetarëve dhe Shqipërisë,” deklaroi ai.

Burimi ATSH

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.