Xhafaj: Posta Shqiptare kurseu 55% të humbjes së parashikuar për gjashtëmujorin e parë

Administratori i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, zhvilloi sot një mbledhje me drejtorët e filialeve dhe drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme


Administratori i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, zhvilloi sot një mbledhje me drejtorët e filialeve dhe drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme, ku përcolli mesazhe të qarta mbi përgjegjësinë e çdo drejtuesi, domosdoshmërinë e zbatimit të ligjit dhe vijimin e reformës për forcimin e integritetit dhe efikasitetit të institucionit.

Në fjalën e tij, Xhafaj theksoi se shërbimi ndaj qytetarëve mbetet misioni kryesor i Postës Shqiptare dhe se përgjegjësia për zbatimin e ligjit është personale, e drejtpërdrejtë dhe e panegociueshme për çdo drejtues të institucionit.

Ai nënvizoi se besueshmëria e Postës Shqiptare ndërtohet mbi transparencën, integritetin dhe adresimin e çdo problematike në përputhje me ligjin, duke bërë të qartë se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj shkeljeve apo neglizhencës në ushtrimin e detyrës.

“Besueshmëria e këtij institucioni nuk mundet dhe nuk duhet të cenohet nga askush. Ka vetëm një standard në këtë shoqëri dhe standardi është zbatimi i ligjit. Integriteti i këtij institucioni nuk mund të mbrohet duke fshehur problemet. Duhet t’i adresojmë ato me transparencë dhe ky është standardi me të cilin do të gjykohet çdo drejtues i Postës Shqiptare”, tha ai.

Gjatë mbledhjes u bë gjithashtu një analizë e rezultateve të arritura gjatë tetë muajve të fundit. Administratori vlerësoi progresin në përmirësimin e performancës financiare dhe operative të institucionit, duke evidentuar uljen e humbjeve operative krahasuar me një vit më parë, reduktimin e shpenzimeve, kursimin me 55% të humbjes së parashikuar për gjashtëmujorin e parë, si dhe faktin që muajt maj dhe qershor janë mbyllur me rezultat pozitiv.

Sipas Xhafajt, këto rezultate janë vetëm hapi i parë i një procesi më të gjerë transformimi, ndërsa objektivi mbetet ndërtimi i një Poste Shqiptare moderne, efikase, transparente dhe të besueshme, në shërbim të 484 mijë pensionistëve dhe të gjithë qytetarëve e bizneseve që marrin shërbime nga institucioni.

Në përfundim të takimit, Xhafaj u bëri thirrje të gjithë drejtuesve dhe punonjësve të angazhohen në ndërtimin e një kulture të re pune, të bazuar në ndershmëri, përgjegjësi dhe transparencë.

“Kush është për këtë projekt, për ta ndryshuar një herë e mirë fytyrën e këtij institucioni, është i mirëpritur bashkë me mua, me mua të parin madje, për të përveshur mëngët dhe t’i futemi punës dyfish. Standardi i Postës Shqiptare nuk mund të jenë rastet e shkeljeve. Lajmi nuk duhet të jetë çfarë u kap! Lajmi duhet të jetë sa mirë ne shërbyem”, përfundoi fjalën e tij Xhafaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.