Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e qenësishme të protestuesve.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e qenësishme të protestuesve.

Gjatë një konference për mediet, Demo tha se është pjesë e grupit të punës që po shqyrton të gjitha propozimet që konsiderohen të rëndësishme. Ai theksoi se disa prej tyre kanë qenë tashmë pjesë e prioriteteve të qeverisë, ndërsa të tjera do të merren në konsideratë.

“Vetë protesta në 36 ditë ka pësuar një metamorfozë shumë interesantë. Kjo është një protestë që zgjodhi simbolet për të komunikuar dhe disa mesazhe. Pas 36 ditësh ne pamë që nga flamingo na u shfaq një arkivol. Ky është një rrugëtim interesant që vet protesta tenton të japë. Nëpërmjet vdekjes nuk mund të perceptohet as ndryshim as zhvillim, por një gjë është e sigurt që duket qartazi që flamingot kanë shtegtuar nga bulevardi. Dhe flamingot janë shpendë shumë të ndjeshëm për ekosistemin ku duan të ndalen prandaj nuk ndalen kudo”, shpjegoi Demo.

“Detyra jonë si qeveri është të krijojmë kushtet e duhura që flamingot të ndihen si në shtëpinë e tyre kudo. Duke iu referuar kërkesave, unë jam pjesë e grupit të punës, ne jemi duke marrë në shqyrtim të gjitha ato kërkesa që janë të qenësishme. Kanë qenë pjesë e prioriteteve dhe janë pjesë e prioriteteve të qeverisë shqiptare. Janë disa prioritete të reja që ne do t’i marrim në konsideratë. Besoj se kjo është shumë e shëndetshme. Besoj se kjo protestë sjellë një energji me karburant të shtuar për sa i përket reformave në tërësi. Ne do ta kemi të gjithë vëmendjen e duhur që jo thjesht t’i dëgjojmë dhe t’i lexojmë, por edhe të flasim me këdo që është i pritur kundrejt një komunikimi që ofron produkt real sa i përket jetës së qytetarëve”, tha Demo.

Në lidhje me Paketën e Maleve, Demo tha se ka pasur keqkuptime dhe përpjekje për ta përdorur këtë nismë për qëllime politike. Sipas tij, ligji është i qartë, përcakton kategoritë përfituese dhe përfaqëson një instrument pozitiv për zhvillimin.

“Te kërkesat, nga një subjekt politik janë kërkuar para se të fillonte protesta. Për Paketën e Maleve, pasi e kam ndjekur, ishin filluar që të mbledheshin dhe firma për këtë nismë. Besoj që ka vend ku komunikimi duhet të jetë më i qartë. Ka shumë hapësirë ku nisma të caktuar përdoren për të qenë një lloj instrumenti ku të ngjallin dyshime apo vëmendje ku nisma të caktuara i përdorin për axhendën e tyre politike. Ligji i Paktës së Maleve është një ligj me pak faqe dhe kushdo e kupton qartë, përcakton qartë kategoritë që përfitojnë dhe është po aq e qartë se të gjithë ato që kanë aplikuar dhe janë përzgjedhur është mjaft e qartë se çfarë përfaqësojnë. Paketa e Meleve është një instrument shumë pozitiv. Ndonjëherë keqkuptimi shkon shumë larg”, tha ai.

Ministri theksoi gjithashtu se protesta është një shprehje normale e demokracisë, por shtoi se ajo humbet legjitimitetin kur shoqërohet me dhunë.

“Protesta në vetvete është një shprehi e demokracisë. Besoj se ky është një normalitet në një vend normal ku secili zgjedh të protestojë. Kur merre trajtën e dhunës nuk flasim më për një standard normal. Dhuna ka marrë forma të ndryshme, por edhe gjuha është e rëndësishme”, tha ai.

Sipas tij, qeveria mbetet e hapur për të dëgjuar jo vetëm protestuesit, por çdo segment të shoqërisë që kërkon përmirësim të shërbimeve dhe standardeve të jetesës.

“Kërkesat mund të jenë legjitime, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe për trajtën që ka marrë protesta. Protesta në vetvete qartazi dita-ditës thahet edhe në konceptin e ideve që ofron. Qeveria shqiptarë ka gjithë vullnetin të dëgjojë, jo thjesht ato që dalin në protestë, por britmat e çdo segmenti të shoqërisë që me të drejtë kërkon ndryshim real sa i përket shërbimeve dhe standardeve të reja që vet shoqëria kërkon. Ne duhet të jemi të gatshëm për t’i dhënë një përgjigje të qartë me politika të qarta dhe të vendosur për të marrë çdo lloj kostoje sa i përket garantimit dhe ruajtjes së stabilitetit jo thjesht ekonomik por mbi të gjitha për të krijuar mundësi të reja zhvillimi të ekonomisë shqiptare”, tha Demo.

Ministri nënvizoi se objektivi kryesor i mandatit të qeverisë mbetet integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se procesi duhet të shoqërohet me përmirësime konkrete në jetën e qytetarëve.

“Vetë mandati i kësaj qeveria ka në vetvete dhe një kurorë që mbulon të gjitha shpenzimet e drejta që është integrimi në BE. Ne duhet ta bëjmë të mundur që krahas negociatave me BE-në të kemi realisht një zhvillim që njerëzit e prekin. Unë besoj se kurorëzimi që ne do të kemi në fund integrimi në BE do të jetë kurorëzimi i ndryshimit të realitetit që shqiptarët kërkojnë sa u përket atyre sfidave që mbase kanë 30 vite që ballafaqohen”, tha ai.

Marrë nga ATSH

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…