
Rama: Nis korrja e grurit në fushat e arta të Dropullit
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e fermerëve të Dropullit, duke shprehur mirënjohje për përkushtimin e tyre në kultivimin e prodhimit vendas.

Në fushën pjellore të Dropullit, e veshur me ngjyrën e artë të kallinjve të pjekur, ka nisur korrja e grurit, një nga proceset më të rëndësishme të sezonit bujqësor dhe një traditë që vijon të mbetet simbol i punës dhe përkushtimit të kësaj krahine.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e fermerëve të Dropullit, duke shprehur mirënjohje për përkushtimin e tyre në kultivimin e prodhimit vendas.
“Në fushën e begatë të Dropullit që ka marrë ngjyrë të artë nga kallinjtë e pjekur, ka nisur korrja e grurit, një prej ritualeve më të dashura në bujqësinë e kësaj krahine”, pohon Rama.
Kryeministri shpreh mirënjohje për fermerët e Dropullit që me mund e dashuri kujdesen për prodhimin vendas dhe të korra të mbara e bereqet në çdo shtëpi dropullite.
Korrja e grurit në Dropull shënon një tjetër etapë të rëndësishme për bujqësinë vendase, ndërsa fermerët vijojnë punën në kulmin e sezonit, me synimin për një prodhim sa më të mirë dhe një vit të mbarë bujqësor.



















