Protestat, Rama: Ka vetëm një rrugë, dialogu demokratik me qeverinë shqiptare

Kryeministri Edi Rama, reagoi sërish sot në lidhje me protestat e zhvilluara kundër investimit në Zvërnec, teksa thekson se rruga e vetme është dialogu me qeverinë shqiptare.


Kryeministri Edi Rama, reagoi sërish sot në lidhje me protestat e zhvilluara kundër investimit në Zvërnec, teksa thekson se rruga e vetme është dialogu me qeverinë shqiptare.

Kreu i qeverisë publikoi në rrjetet sociale një postim të avokatit Dorian Matlija, i cili deklaronte se distancohej nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur, nga fantazitë institucionale të analfabetëve kushtetues të veshur me flamur patriotik si dhe nga çdo aksion që i jep alibi pushtetit.

“Hap konstruktiv në drejtimin e duhur, po dy gjëra duhet t’i kuptojë kushdo ka arritur në këtë kthesë, paçka se me pak vonesë”, shkruan Rama.

Rama shprehet se qeveria është në negociata me Bashkimin Europian për anëtarësimin e vendit dhe se ka marrë mandatin më të fortë popullor të 20 viteve të fundit për të përmbyllur këtë proces pa humbur kohë.

Duke iu referuar çështjeve si mbrojtja e natyrës, Vjosë-Narta, flamingot, transparenca, lufta kundër korrupsionit dhe arroganca e pushtetit, Rama thekson se ato duhet të trajtohen me seriozitet përmes dialogut demokratik me qeverinë shqiptare.

“Ky “pushteti kriminal” është në negociata me Bashkimin Europian për anëtarësimin e Shqipërisë dhe ka mandatin më të fortë popullor të 20 viteve të fundit, pikërisht që të mbyllë negociatat pa humbur asnjë ditë kohë

Sot nuk ka asnjë moment tjetër historik për të pasur parasysh, përveç rrugës së hapur të Bashkimit Europian për Shqipërinë, e cila nuk duhet lënë kurrësesi të mbyllet, ndërsa temat e “natyrës, Vjosë-Nartës, flamingove, transparencës, antikorrupsionit apo arrogancës së pushtetit” ka vetëm një rrugë për t’i trajtuar me seriozitet: Dialogu demokratik me Qeverinë Shqiptare”, shkruan Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…