
KLP hap garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm
Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli sot thirrjen për fillimin e procedurës administrative për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli sot thirrjen për fillimin e procedurës administrative për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Sipas thirrjes publike të KLP, të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore mund të paraqesin kërkesën për aplikim deri më 1 gusht 2026, ora 24:00.
Aplikimet mund të dorëzohen në dy forma, elektronikisht në adresën [email protected] ku dokumentacioni duhet të jetë i skanuar, ose në formë fizike, personalisht apo përmes shërbimit postar, në adresën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.
Përmes kësaj thirrjeje, KLP fton të gjithë të interesuarit që plotësojnë kushtet ligjore të paraqesin kandidaturën e tyre për këtë funksion.
Burimi ATSH



















