Pirdeni: Reformë e administratës shtetërore, ndarje në institucione varësie dhe agjenci autonome

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme shqyrtoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012, ‘Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore’”.


Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme shqyrtoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012, ‘Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore’”.

Gjatë prezantimit në komision, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, theksoi se ky projektligj përbën një nga dy shtyllat kryesore të reformës në administratën publike dhe përafrimit të saj me standardet evropiane, krahas ligjit për nëpunësin civil.

Pirdeni bëri të ditur se nisma ligjore është rezultat i një pune dyvjeçare të zhvilluar me institucionet e qeverisjes qendrore dhe ato të pavarura, në bashkërendim të ngushtë me Komisionin Evropian dhe SIGMA-n, si dhe pas një procesi të gjerë konsultimesh me ekspertë dhe grupe interesi.

Sipas saj, koha e miratimit të këtij projektligji përkon me një fazë vendimtare të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, në kuadër të përgatitjeve për mbylljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ajo kujtoi se me Konferencën e 8-të ndërqeveritare u miratua edhe pozicioni i përbashkët i BE-së për pikat e ndërmjetme, ku ndër detyrimet kryesore përfshihet miratimi dhe zbatimi efektiv i këtij ligji, si pjesë e kushteve horizontale për avancimin e procesit të integrimit.

Duke iu referuar vlerësimeve ndërkombëtare, Pirdeni tha se sipas OECD/SIGMA, Shqipëria konsiderohet sot si një vend lider në rajon në fusha kyçe të qeverisjes publike, përfshirë menaxhimin e financave publike, koordinimin e politikave, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe qeverisjen digjitale.

Ajo theksoi se mbi këto arritje ngrihet nevoja për një fazë të re modernizimi të administratës shtetërore, me fokus rritjen e llogaridhënies dhe eficiencës institucionale.

Sipas saj, projektligji sjell një sërë risish, ndër të cilat thjeshtimi i institucioneve joministrore në dy kategori kryesore: institucione varësie dhe agjenci autonome, me qëllim qartësimin e rolit dhe përgjegjësive të tyre dhe garantimin e një modeli të unifikuar të qeverisjes.

Duke iu referuar raportit OECD/SIGMA 2024, ministrja u shpreh se, një numër organesh me funksione ekzekutive aktualisht raportojnë në Kuvend dhe nuk janë pjesë e strukturës së qeverisë, ndaj projektligji synon të rregullojë regjimin e tyre juridik, duke garantuar pavarësinë funksionale në përputhje me standardet evropiane.

Po ashtu, ligji parashikon ndalimin e dhënies së udhëzimeve dhe ndërhyrjeve të ekzekutivit në veprimtarinë e agjencive që gëzojnë pavarësi funksionale.

Një tjetër risi, sipas Pirdenit, është vendosja e një sistemi të unifikuar monitorimi të performancës së institucioneve në varësi të ministrive, i shoqëruar me mekanizma të qartë planifikimi dhe raportimi, si dhe publikim të rregullt të raporteve vjetore të performancës.

Projektligji forcon gjithashtu rolin e drejtorit të përgjithshëm si nivel kryesor i vendimmarrjes ekzekutive brenda ministrive, duke përcaktuar përgjegjësi të qarta institucionale.

Ndër risitë e tjera, parashikohet edhe forcimi i kontrollit paraprak mbi krijimin dhe riorganizimin e institucioneve të administratës publike, përmes detyrimit për analiza paraprake, me qëllim shmangien e zgjerimit të panevojshëm të strukturave shtetërore.

Ministrja nënvizoi gjithashtu se projektligji përcakton rregulla të qarta për rekrutimin, karrierën dhe largimin nga puna të punonjësve të shërbimeve publike që veprojnë pranë qytetarëve, të cilat rregullohen nga Kodi i Punës, përfshirë sektorë si shëndetësia dhe arsimi, me qëllim rritjen e transparencës dhe shmangien e abuzimeve.

Në përfundim, Pirdeni theksoi se ligji synon gjithashtu rregullimin e krijimit të institucioneve në varësi të Kryeministrit, vetëm kur ato janë të domosdoshme, me mandat të përkohshëm dhe të lidhura me prioritetet qeverisëse, si dhe vendosjen e një pragu minimal për strukturat me numër të vogël punonjësish, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe shmangien e fragmentarizimit të administratës publike.

/Marrë nga ATSH

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…