INSTAT: Rritja ekonomike 3,71% në tremujorin e parë të 2026-ës

Instituti i Statistikave ka publikuar sot të dhënat sa i përket treguesve ekonomik në vend duke bërë të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti, rritje ekonomike është 3,71%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025.


Instituti i Statistikave ka publikuar sot të dhënat sa i përket treguesve ekonomik në vend duke bërë të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti, rritje ekonomike është 3,71%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025.

Sipas INSTAT, “implementimi i rezultateve të rishikimit të llogarive vjetore, solli ndryshim të treguesit të rritjes ekonomike në terma real për tremujorin e parë të vitit të shkuar në 3,76% nga 3,83%.

Sipas të dhënave, motori kryesor i rritjes ekonomike ishte administrata publike, arsimi dhe shëndetësia, që kontribuan me 1,68%.

Po ashtu ndikim në ekonomi kanë patur edhe “pasuritë e paluajtshme” me +0,52%, aktivitetet profesionale dhe shërbime administrative me +0,47% ndërtimi me +0,32%, tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor me +0,21% si dhe aktivitetet financiare dhe të sigurimit dhe informacioni dhe komunikacioni.

Aktiviteti “Industri, Energji dhe Uji” kontribuoi me -0,25 pikë përqindje, “Art, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi” me -0,07 pikë përqindje dhe “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” kontribuoi me -0,06 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të parë 2026, konsumi final i popullatës, shënoi rritje me 3,94% dhe i qeverisë u ul me 1,36%.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 9,36% kurse importet u rritën me 7,39%.

INSTAT publikoi edhe të dhënat përfundimtare të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), për vitin 2024 dhe ato gjysmëfinale për 2025. PBB-ja me çmime korrente u vlerësua në 2.648.505 milionë lekë për vitin 2025 dhe 2.517.280 milionë lekë në vitin 2024.

Ekonomia shqiptare shënoi një rritje prej 3,66% në vitin 2025, nga 4,03% në vitin 2024.

Përsa i përket strukturës së PBB-së, sipas aktiviteteve ekonomike, peshën më të madhe në ekonomi për vitin 2025, e zënë “Shërbimet gjithsej” me 49,10%, duke shënuar një rritje në terma realë me 5,83%. “Industria” përbën 10,08% të PBB-së dhe ka shënuar ulje në terma realë -3,72%. “Ndërtimi” zë 12,56% dhe ka shënuar rritje me 4,11%. “Bujqësia, pyjet dhe peshkimi” përbën 14,59% të PBB -së dhe ka shënuar ulje prej -2.50% në terma realë.

Burimi ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…