Gonxhja: Zero tolerancë ndaj zaptimit të hapësirave publike në plazhe

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se kontrollet përgjatë vijës bregdetare nga Durrësi në Kavajë vijojnë me intensitet, me fokus respektimin e rregullave për administrimin e stacioneve të plazhit dhe mbrojtjen e hapësirave publike.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se kontrollet përgjatë vijës bregdetare nga Durrësi në Kavajë vijojnë me intensitet, me fokus respektimin e rregullave për administrimin e stacioneve të plazhit dhe mbrojtjen e hapësirave publike.

Gonxhja tha se inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (AKB) janë të angazhuar në verifikimin e zbatimit të kontratave, respektimin e sipërfaqeve të miratuara dhe të rregullores në fuqi, me qëllim garantimin e aksesit të lirë të qytetarëve dhe pushuesve në plazhet publike.

Ministri u bëri thirrje të gjithë subjekteve dhe operatorëve që ushtrojnë aktivitet në bregdet të respektojnë detyrimet ligjore dhe kushtet e kontratave, duke mos cenuar hapësirat publike.

“Për çdo shkelje do të zbatohet legjislacioni në fuqi, me zero tolerancë ndaj çdo cenimi të të drejtave të komuniteteve dhe të frekuentuesve”, theksoi Gonxhja.

Gonxhja nënvizoi se respektimi i rregullave është një detyrim ligjor, ndërsa mbrojtja e hapësirave publike në plazhe mbetet një prioritet dhe interes i përbashkët për qytetarët dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…