Begaj në Poloni, vlerëson mbështetjen e Varshavës për integrimin evropian

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në Poznań, me ftesë të Presidentit të Polonisë Karol Nawrocki, në ceremoninë përkujtimore të 70-vjetorit të Kryengritjes sëe Poznańit e vitit 1956, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të rezistencës kundër regjimit komunist në Evropën Qendrore dhe Lindore.


Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në Poznań, me ftesë të Presidentit të Polonisë Karol Nawrocki, në ceremoninë përkujtimore të 70-vjetorit të Kryengritjes sëe Poznańit e vitit 1956, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të rezistencës kundër regjimit komunist në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Gjatë ceremonisë, krerët e shteteve pjesëmarrës miratuan një deklaratë të përbashkët, me të cilën riafirmuan angazhimin për ruajtjen e kujtesës historike, mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe të drejtës së kombeve për vetëvendosje.

Në margjinat e aktivitetit, Presidenti Begaj zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij polak, Karol Nawrocki, ku në qendër të bisedës ishte forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe mbështetja e Polonisë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Polonia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar rolin udhëheqës të Varshavës në promovimin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu ndihmën konkrete që Polonia ka ofruar për institucionet shqiptare përmes shkëmbimit të ekspertizës në procesin e përafrimit të legjislacionit me acquis-in e Bashkimit Evropian. Ai nënvizoi se përvoja e Polonisë në transformimin demokratik, zhvillimin ekonomik dhe përmbushjen e standardeve evropiane përbën një model të vlefshëm për Shqipërinë.

Presidenti Begaj shprehu bindjen se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Polonisë do të vijojnë të forcohen, si në planin politik ashtu edhe në bashkëpunimin dypalësh, në dobi të qytetarëve të të dy vendeve.

Nga ana e tij, Presidenti Karol Nawrocki rikonfirmoi mbështetjen e Polonisë për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në funksion të avancimit të procesit të integrimit evropian dhe forcimit të partneritetit mes dy shteteve.

Marrë nga ATSH

Rama: Ukraina është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme

Kryeministri Edi Rama komentoi sot reagimet që solli në Tiranë e Prishtinë deklarata e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky nga…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Ukraina është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme

Kryeministri Edi Rama komentoi sot reagimet që solli në Tiranë e Prishtinë deklarata e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky nga…