Transporti urban përjashtohet nga detyrimi për POS në autobusë

Operatorët e transportit publik urban brenda qyteteve janë përjashtuar nga detyrimi për instalimin e pajisjeve POS/POI në autobusë për pagesat me kartë bankare, sipas një shkese të Ministrisë së Financave drejtuar Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas.


Operatorët e transportit publik urban brenda qyteteve janë përjashtuar nga detyrimi për instalimin e pajisjeve POS/POI në autobusë për pagesat me kartë bankare, sipas një shkese të Ministrisë së Financave drejtuar Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas.

Ministria argumenton se ky përjashtim rrjedh nga legjislacioni tatimor dhe ai për fiskalizimin, i cili parashikon se shitja e biletave të transportit urban nga shoferi ose personi i autorizuar nuk i nënshtrohet detyrimit për lëshimin e faturës elektronike.

Sipas interpretimit të dispozitave ligjore, operatorët e transportit urban që shesin bileta ose abone drejtpërdrejt në mjet, në përputhje me vendimet e njësive të vetëqeverisjes vendore, nuk janë të detyruar të pajisen me terminale POS në çdo autobus.

“Nga leximi i kombinuar i këtyre dispozitave ligjore rezulton se operatorët e transportit publik urban brenda qytetit, duke qenë të përjashtuar nga detyrimi për të lëshuar dhe fiskalizuar fatura për furnizimet që kryejnë, rrjedhimisht janë të përjashtuar edhe nga detyrimi ligjor për t’u pajisur me terminal POS/POI në çdo pikë shitjeje”, thuhet në shkresën e Ministrisë së Financave.

Dashnor Memaj, kreu i Shoqatës së Transporteve, i kontaktuar nga ATSH, konfirmoi marrjen e shkresës nga Ministria e Financave.

Sqarimi i MF-së vjen pas kërkesës së Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, e cila kishte ngritur shqetësime për zbatimin e detyrimit të ri për pagesat elektronike në autobusë. Sipas operatorëve, instalimi i pajisjeve POS paraqiste vështirësi teknike dhe do të sillte kosto shtesë, duke rritur çmimin e biletës me rreth 30 lekë për pasagjerët që do të paguanin me kartë bankare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…