Rama: Projekti për Zvërnecin u bë pjesë e luftës ideologjike që s’ka objekt vendin tonë

Kryeministri Edi Rama komentoi sot protestat kundër investimit në Zvërnec, ku sipas tij, “një projekt zhvillimi u bë brenda pak ditësh pjesë e një lufte ideologjike që nuk ka lindur në Shqipëri dhe që në fakt nuk ka fare për objekt Shqipërinë”.


Kryeministri Edi Rama komentoi sot protestat kundër investimit në Zvërnec, ku sipas tij, “një projekt zhvillimi u bë brenda pak ditësh pjesë e një lufte ideologjike që nuk ka lindur në Shqipëri dhe që në fakt nuk ka fare për objekt Shqipërinë”.

Në takimin e zgjeruar të grupit parlamentar socialist, Rama theksoi se prej 20 ditësh Shqipëria është kthyer në syrin e një cikloni dixhital.

“Një vorbull shumfish më e madhe sesa vetë përmasa e vendit tonë, e cila përfshiu bashkëqytetarët tanë, të reja, të rinj, familjarë me karroca fëmijësh, patriotë digjital, punonjës të mirëpaguar bankash, komedianë të kthyer në kandidatë, delirantë me qeleshe, intelektual me kapelë republike, njerëz nga çdo anë e botës, media sociale dhe tradicionale, nga të gjitha kontinentet, organizata vendase dhe të huaja, parti politike në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, aktorë të biznesit të turizmit në rajon, dhe aktorë shtetëror malinj ndaj Shqipërisë. Natyrisht edhe karavidhet opozitare të vendit tonë”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se “një grumbullim i hatashëm gjërash, që as janë njësoj, as janë bashkë, por u mblodhën së bashku në një prurje që nxori në bregun e gjithë atij oqeani virtual, deri dhe dhëmbë të atyre që e kalëruan këtë parti”.

“Sa mundën dhe kur ranë nga kali filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera në shopingjet majë kalit. Befas Zvërneci u bë kërthiza e botës ku po vendosej fati i ngrohjes globale”, shtoi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…