Rama: Do të qeverisim sipas kontratës që kemi me shqiptarët, jo sipas algoritmit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së deklaroi sot se “sfida më e madhe e kohës që lamë pas ishte liria e shprehjes. Sfida më e madhe e kësaj kohe është liria e fakteve”.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së deklaroi sot se “sfida më e madhe e kohës që lamë pas ishte liria e shprehjes. Sfida më e madhe e kësaj kohe është liria e fakteve”.

Duke iu referuar protestës në Tiranë, Rama tha se “ajo që kemi parë këto ditë ndaj atyre që nuk kanë ndarë të njëjtin qëndrim me “sheshin e xhirimeve” është e frikshme: dhunim i vazhdueshëm online, kërcënime dhe presion”.

Rama tha se “demokracitë nuk rrezikohen vetëm nga ata që ndalojnë të vërtetën të flasë, por edhe nga ata që e mbysin të vërtetën në një lumë të pafund gënjeshtrash”..

“Shikoni rastin e Fatos Lubonjës. Po e sjell edhe një herë në këtë diskutim. Pas shumë e shumë vitesh, ai kërkon llogari nga unë për Arubën. Unë di që, gjatë gjithë historisë së njerëzimit, që kur janë vendosur themelet e qytetërimit juridik, llogaria jepet mbi bazën e fakteve. Çfarë vlere ka që unë të them se nuk kam qenë kurrë në Aruba? Se nuk di fare çfarë ka ndodhur në Aruba? Se nuk kam dërguar kurrë njeri në Aruba? Nuk ka asnjë vlerë. Sepse ndërkohë Aruba është bërë “e vërtetë”. Është hedhur në fushën e algoritmit, është ricikluar pafundësisht dhe është kthyer në një realitet të pranuar”, u shpreh Kryeministri.

Sipas tij, algoritmi i ka shndërruar këto në të vërteta të pakundërshtueshme për një pjesë të publikut, duke shtuar se “nuk jemi më në një marrëdhënie thjesht sociale, politike apo demokratike. Jemi në një laborator ku, në kohë reale, algoritmi, viraliteti, simbolika dhe gënjeshtra prodhojnë një realitet paralel që arrin te njerëzit shumë më shpejt sesa faktet”.

Kështu, vijoi ai, gënjeshtra bëhet e vërteta, ndërsa faktet mbeten vetëm përpjekje të dëshpëruara për ta mohuar atë.

Por, nënvizoi Rama ajo që mbetet për t’u bërë është të refuzojmë të ndjekim çdo dallgë.

“Të qeverisim Shqipërinë sipas kontratës që kemi me popullin shqiptar dhe jo sipas algoritmit. Të bëjmë atë që është shumë e vështirë, por që është e vetmja gjë që mund të bëjmë: të vazhdojmë përpara”, nënvizoi Kreu i Ekzekutivit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…