Ambasadorja Sakiqi, takim me përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Kielit dhe Lübeckut

Në kuadër të vizitës së Ambasadores së Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, në Schleswig-Holstein, u zhvillua një takim me përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Kielit dhe Lübeckut, z. Jörg Orlemann, Drejtor Ekzekutiv, dhe z. Werner Koopmann, Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare


Në kuadër të vizitës së Ambasadores së Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, në Schleswig-Holstein, u zhvillua një takim me përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Kielit dhe Lübeckut, z. Jörg Orlemann, Drejtor Ekzekutiv, dhe z. Werner Koopmann, Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ambasadorja u shoqërua nga Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Schleswig-Holstein, z. Kolë Gjoka.

Gjatë takimit, Ambasadorja Sakiqi dhe Konsulli i Nderit Gjoka theksuan potencialin e madh të Shqipërisë për bashkëpunim ekonomik dhe investime.

Diskutimet u përqendruan në forcimin e lidhjeve ekonomike, promovimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe nxitjen e partneriteteve në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë turizmin, peshkimin dhe programet e formimit profesional.

Takimi rikonfirmoi angazhimin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Landit të Schleswig-Holstein, si dhe për eksplorimin e mundësive të reja për bashkëpunim me përfitim të ndërsjellë.

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…