Xi Jinping-u jep udhëzime të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit të rregullt midis Lindjes dhe Perëndimit të Kinës

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe president i Kinës, Xi Jinping, ka dhënë së fundmi udhëzime të rëndësishme për normalizimin dhe forcimin e punës së bashkëpunimit midis rajoneve lindore dhe perëndimore të vendit.

default

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe president i Kinës, Xi Jinping, ka dhënë së fundmi udhëzime të rëndësishme për normalizimin dhe forcimin e punës së bashkëpunimit midis rajoneve lindore dhe perëndimore të vendit. Ai vuri në dukje se gjatë 30 vjetëve të zbatimit, ky mekanizëm bashkëpunimi ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndihmën për zhdukjen e varfërisë dhe në nxitjen e zhvillimit të koordinuar rajonal, duke pasqyruar avantazhet politike të Partisë dhe epërsinë e sistemit socialist kinez.


Foto nga VCG

Xi theksoi se ky vit është fillimi i planit të 15-të pesëvjeçar dhe gjithashtu viti i parë i zbatimit të normalizimit të ndihmës. Duhet të përmblidhen dhe të përdoren përvojat e vlefshme si bashkëpunimi mes provincës Fujian dhe rajonit Ningxia, të përmirësohen më tej mekanizmat e koordinimit, të optimizohen mënyrat e bashkëpunimit, të zgjerohen fushat e bashkëpunimit dhe të promovohet plotësimi i ndërsjellë mes rajoneve lindore e perëndimore në industri, burime njerëzore, teknologji, koncepte dhe stile pune, duke arritur zhvillim të përbashkët dhe përfitime reciproke. Komitetet e Partisë dhe organet e pushtetit të gjithë niveleve duhet të zbatojnë me seriozitet përgjegjësitë e ndihmës së rregullt, të mbajnë fort vijën fundore për të mos lejuar rikthimin në varfëri në shkallë të gjerë, të përparojnë me vendosmëri rigjallërimin e gjithanshëm rural, të forcojnë vazhdimisht koordinimin e zhvillimit rajonal dhe të nxisin hapat e qëndrueshëm drejt begatisë së përbashkët të të gjithë popullit.


Foto nga VCG

Konferenca kombëtare për punën e bashkëpunimit midis Lindjes dhe Perëndimit të Kinës u mbajt të mërkurën në qytetin Yinchuan të Rajonit Autonom Ningxia të Kinës Veriperëndimore. Në të u përcollën udhëzimet e rëndësishme të presidentit Xi.


Foto nga VCG

Në konferencë u raportua gjithashtu mbi situatën e punës së bashkëpunimit Lindje–Perëndim. Përfaqësues nga Rajoni Autonom Ningxia dhe provinca Fujian paraqitën përvojat e tyre të bashkëpunimit, ndërsa përfaqesues nga Pekini, Shangai, Jiangsu-ja, Guangdong-u, Sichuan-i dhe Gansu-ja mbajtën fjalime.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…