Kajo: E drejta e pronësisë intelektuale, zbatim në të gjithë sektorët sipas standardeve të BE

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot seancë dëgjimore mbi ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian për Kapitullin 7 “E drejta e pronësisë intelektuale” dhe Kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe politikat industriale”.


Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot seancë dëgjimore mbi ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian për Kapitullin 7 “E drejta e pronësisë intelektuale” dhe Kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe politikat industriale”.

I pranishëm në mbledhje ishte zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo, në cilësinë e negociatorit përgjegjës për këta dy kapituj.

Gjatë raportimit të tij, Kajo theksoi se progresi në fushën e të drejtës së pronësisë intelektuale është një proces i integruar që po zhvillohet në të gjitha sektorët e tregut të brendshëm.

“Bashkimi Evropian ka vlerësuar nivelin e lartë të përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis communautaire, ndërsa Shqipëria disponon tashmë bazën e nevojshme institucionale dhe administrative për këtë sektor”, tha Kajo.

Kajo theksoi se, kërkesa e BE-së është forcimi i mëtejshëm i këtyre strukturave drejt një funksionimi më efikas dhe rritjes së kapaciteteve administrative.

Ai bëri të ditur se në fushën e të drejtës së autorit, Bashkimi Evropian kërkon përfundimin e procesit të përafrimit të legjislacionit dhe garantimin e zbatimit efektiv të tij në praktikë.

Kajo shpjegoi se Kapitulli 7 shoqërohet me tre piketa mbyllëse, të cilat lidhen me përshtatjen e plotë të legjislacionit shqiptar me standardet e BE-së në të gjitha fushat e pronësisë intelektuale, harmonizimin e legjislacionit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to, si dhe garantimin e kapaciteteve administrative, institucionale dhe mekanizmave të drejtësisë civile për zbatimin e tyre.

Duke u ndalur te reformat ligjore, zëvendësministri theksoi se ligji për pronësinë industriale rregullon të drejtat për markat tregtare, patentat dhe sekretin tregtar.

“Ligji i ri për markat, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2025, është plotësisht i përafruar me legjislacionin europian dhe ka sjellë procedura më të thjeshtuara e të digjitalizuara për regjistrimin, mbrojtje më të fortë për pronarët e të drejtave dhe garanci më të mëdha për konsumatorët. Po ashtu, projektligji për patentat dhe certifikatat përkatëse afron më tej Shqipërinë me praktikat europiane në këtë fushë”, deklaroi ai.

Kajo informoi se projektligji për dizajnet industriale është një akt i ri ligjor, i hartuar në përputhje me legjislacionin e BE-së, i cili synon të mbështesë veçanërisht dizajnerët dhe sipërmarrjet e vogla.

Një tjetër reformë e rëndësishme lidhet me projektligjin për treguesit gjeografikë. Sipas tij, kuadri aktual ligjor përbëhej vetëm nga katër nene, ndërsa projektligji i ri përmban 89 nene dhe krijon më shumë mundësi për promovimin dhe mbrojtjen e produkteve shqiptare në përputhje me standardet europiane.

Në vijim, Kajo u ndal edhe te projektligji për të drejtat e autorit, duke e cilësuar atë si një akt gjithëpërfshirës dhe plotësisht të përshtatur me legjislacionin e Bashkimit Evropian, i cili synon forcimin e mbrojtjes së krijuesve dhe të industrive kulturore në vend.

Kajo tha se, “Shqipëria po avancon në përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian në fushën e ndërmarrjeve dhe politikave industriale përmes hartimit të Strategjisë Kombëtare të Industrisë dhe politikave të reja për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”.

Lidhur me Kapitullin 20 për “Ndërmarrjet dhe politikat industriale”, gjatë raportimit në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Kajo, paraqiti prioritetet kryesore të Strategjisë Kombëtare të Industrisë, e cila synon transformimin e modelit të zhvillimit ekonomik të vendit.

Sipas tij, strategjia mbështetet në katër shtylla kryesore: transferimin e sistemeve të prodhimit drejt industrive me bazë teknologjike, integrimin e ndërmarrjeve për rritjen e eksporteve, ndërtimin e qendrave shkencore-industriale në bashkëpunim me universitetet dhe krijimin e mekanizmave për monitorimin dhe zhvillimin e sektorit industrial.

Kajo theksoi se politikat e reja, të hartuara sipas praktikave të Bashkimit Evropian, synojnë forcimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes investimeve, digjitalizimit dhe tranzicionit drejt ekonomisë së gjelbër.

“Banka e Zhvillimit do të ndihmojë ndërmarrjet në investimet për teknologji, modernizimin e proceseve të prodhimit dhe rritjen e standardeve sipas kërkesave të Bashkimit Evropian. Mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme mbetet një nga prioritetet kryesore të politikave ekonomike, duke garantuar akses më të lehtë në financim dhe instrumente mbështetëse për rritjen e konkurrueshmërisë”, theksoi Kajo.

Zëvendësministri bëri të ditur se Strategjia Kombëtare e Industrisë dhe Strategjia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme ndodhen aktualisht në fazën e konsultimit publik.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria shënon rritje në Indeksin Global të Paqes

Shqipëria është renditur në vendin e 36-të në botë në Indeksin Global të Paqes i vitit 2026, duke shënuar përmirësim…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

Si konflikti me Iranin ekspozoi kufijtë e fuqisë ushtarake dhe riktheu gjeografinë në qendër të politikës ndërkombëtare

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria shënon rritje në Indeksin Global të Paqes

Shqipëria është renditur në vendin e 36-të në botë në Indeksin Global të Paqes i vitit 2026, duke shënuar përmirësim…