Spahiu: Reformat, prioritet për integrimin në BE

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu priti sot një delegacion të Komisionit të Jashtëm të Senatit francez, që kryesohej nga zoti Jean-François Rapin, kryetari i Komisionit të Senatit për Çështjet Evropiane, gjithashtu anëtar i Komisionit të Financave.


Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu priti sot një delegacion të Komisionit të Jashtëm të Senatit francez, që kryesohej nga zoti Jean-François Rapin, kryetari i Komisionit të Senatit për Çështjet Evropiane, gjithashtu anëtar i Komisionit të Financave.

Gjatë takimit palët u ndalën fillimisht në marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë e Francës, duke përmendur dhe Deklaratën mbi Partneritetin Strategjik mes dy vendeve, e nënshkruar në vitin 2017.

“Ne e konsiderojmë shumë të rëndësishëm bashkëpunimin parlamentar për të shkëmbyer mendime dhe qëndrime mbi bashkëpunimin dypalësh, situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, axhendën e integrimit evropian të Shqipërisë, forcimin e multilateralizmit në organizatat ndërkombëtare”, tha nënkryetarja Klodiana Spahiu gjatë takimit, ku pikë diskutimi ishte dhe çështja e integrimit.

“Rruga jonë drejt anëtarësimit në BE reflekton një përkushtim të vazhdueshëm ndaj demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe një identiteti të thellë evropian. Mbështetja publike për integrimin mbetet jashtëzakonisht e fortë, duke e bërë këtë përpjekje një konsensus të thellë kombëtar”, pohoi nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu.

Ndërsa anëtarët e delegacionit francez vlerësuan reformat e ndërmarra deri më tani si dhe progresin e jashtëzakonshëm që është bërë me hapjen e të gjithë grupkapitujve brenda harkut kohor të një viti.

Ndërkohë për Spahiun “agjenda strategjike e reformave fokusohet në forcimin e shtetit të së drejtës, intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, modernizimin e administratës publike dhe sigurimin e sigurisë ligjore në investime dhe të drejtat e pronës”.

Palët vlerësuan gjithashtu partneritetin ekonomik në rritje mes dy vendeve, me projektet e shumta në fushën e turizmit ku rreth 10 projekte hoteliere nga markat më të mëdha franceze i kanë hapur rrugë investimeve në vend. Po ashtu u vlerësuan shkëmbimet kulturore, ku krahas partneritetit me shkollën e Kanës, po punohet për rihapjen e Liceut Shkencor Francez në Korçë, me fokus teknologjinë dhe inovacionin. Në dukje u vendosën gjithashtu dhe lidhjet e ngushta politike mes dy vendeve.

Burimi ATSH

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh solidaritetin e tij me popullin e Kosovës dhe me familjet e të dënuarve, duke bërë…

Global 360

Haxhiu: Respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë përpjekjeve për ta shtrembëruar historinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh solidaritetin e tij me popullin e Kosovës dhe me familjet e të dënuarve, duke bërë…