Kumbaro: Nis Shkolla Verore në 47 shkolla me pjesëmarrjen e 7500 nxënësve

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, në një takim me drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar, ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe përfaqësues të World Vision Albania prezantoi nisjen e programit “Shkolla Verore 2026”.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, në një takim me drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar, ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe përfaqësues të World Vision Albania prezantoi nisjen e programit “Shkolla Verore 2026”.

Këtë vit ky program do të zbatohet në 47 shkolla, 45 shkolla të Tiranës dhe 2 të Kamzës me pjesëmarrjen e 7500 nxënësve.

“Ky program do t’u ofrojë fëmijëve një kalendar të pasur aktivitetesh, ku nxënësit do të kenë mundësinë të përfshihen në klube të ndryshme si arti, sporti, muzika, mjedisi, teknologjia dhe shumë të tjera, duke krijuar hapësira për të mësuar, krijuar, socializuar dhe kaluar kohë cilësore larg ekraneve”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro theksoi se “për zbatimin e këtij programi është angazhuar një staf i gjerë mësuesish si pjesë e paketës së programit “Pas Shkolle”, por edhe punonjës socialë, oficerë sigurie dhe të rinj vullnetarë nga gjimnazet, të cilët do të kontribuojnë që fëmijët të përjetojnë pushime verore të bukura, aktive dhe kreative”.

Nxënësit pjesëmarrës do të bëhen pjesë e programit përmes përfshirjes në 10 klube: Klubi i Artit dhe Punëve Dore, Klubi i Leximit dhe Tregimeve, Klubi i Sportit dhe Lojërave Fizike, Klubi i Teatrit dhe Dramës, Klubi i Eksperimenteve Shkencore, Klubi i Muzikës dhe Ritmit, Klubi i Mjedisit dhe Kujdesit për Natyrën, Klubi i Teknologjisë dhe Krijimtarisë Digjitale, Klubi i Lojërave Logjike dhe Strategjike dhe Klubi i Kulturës dhe Gjuhëve të Huaja.

Për realizimin e aktiviteteve të ndryshme me nxënësit, parashikohet bashkëpunimi edhe me institucione të tjera të fushës së artit, Cirku Kombëtar, Biblioteka Kombëtare, eti.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…