Koçiu: Shqipëria lidere rajonale për stabilitetin e çmimeve, inflacioni 2,8%

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se Shqipëria vijon të shfaqë performancë pozitive ekonomike, duke u renditur ndër vendet me treguesit më të mirë në rajon për sa i përket rritjes ekonomike dhe inflacionit.


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se Shqipëria vijon të shfaqë performancë pozitive ekonomike, duke u renditur ndër vendet me treguesit më të mirë në rajon për sa i përket rritjes ekonomike dhe inflacionit.

Duke iu referuar statistikave të publikuara së fundmi, Koçiu theksoi se në prill 2026 Shqipëria shënoi një normë inflacioni prej 2,8%, më të ulët se vendet e tjera të rajonit dhe mesatarja e Bashkimit Evropian.

“Ndërkohë që zhurma vazhdon për konsum të përditshëm politik e mediatik, faktet flasin qartë. Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë më e qëndrueshme, më konkurruese dhe më e sigurt në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik me një rritje prej 3,4% dhe, mbi të gjitha, me nivelin më të ulët të inflacionit në rajon, 2,8%”, u shpreh Koçiu.

Sipas të dhënave të inflacionit të harmonizuar të Eurostat, në muajin prill 2026, Shqipëria regjistroi inflacion 2,8%, krahasuar me 3,6% në Serbi, 7,5% në Kosovë, 5,7% në Maqedoninë e Veriut, 6,8% në Bosnjë-Hercegovinë, 3,6% në Mal të Zi dhe 3,2% mesatarja e Bashkimit Evropian.

Koçiu vlerësoi se këta tregues pasqyrojnë qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe efektet e politikave të ndjekura për kontrollin e inflacionit dhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik.

“Ky bilanc pozitiv tregon qartë se ndërsa debatet e zhurmshme mundohen të vazhdojnë rrugën e dizinformimit, puna dhe vizioni ynë po përkthehen në rezultate konkrete për qytetarët. Shifrat nuk bëjnë propagandë. Ato tregojnë qartë drejtimin e duhur që po ndjek Shqipëria në rrugën drejt Bashkimit Europian”, theksoi ajo.

Sipas zëvendëskryeministres, ruajtja e një inflacioni të ulët dhe ritmet pozitive të rritjes ekonomike mbeten faktorë kyç për mirëqenien e qytetarëve dhe forcimin e perspektivës evropiane të vendit.

Lexo më shumë nga

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…