Doganat përgatisin bizneset për zbatimin e sistemit të Tranzitit të Përbashkët me BE

Administrata Doganore po vijon punën për zbatimin e projektit të Sistemit të Tranzitit të Përbashkët me Bashkimin Evropian (NCTS – New Computerised Transit System), përmes zhvillimit të trajnimeve të dedikuara me përdoruesit e sistemit.


Administrata Doganore po vijon punën për zbatimin e projektit të Sistemit të Tranzitit të Përbashkët me Bashkimin Evropian (NCTS – New Computerised Transit System), përmes zhvillimit të trajnimeve të dedikuara me përdoruesit e sistemit.

Në këto aktivitete po marrin pjesë përfaqësues të kompanisë përgjegjëse për zhvillimin e sistemit, anëtarë të grupit të punës, Njësia e Implementimit të Projektit (PIU), si dhe eksperti ndërkombëtar i angazhuar në kuadër të projektit.

Sipas njoftimit të Administratës Doganore, trajnimet janë fokusuar në prezantimin dhe përdorimin praktik të moduleve të NCTS-së, me synim njohjen e përdoruesve me funksionalitetet e reja, diskutimin e çështjeve teknike dhe procedurale, si dhe koordinimin e hapave të nevojshëm për implementimin e suksesshëm të sistemit.

NCTS përfaqëson një nga modernizimet më të rëndësishme në fushën e transitit doganor, duke mundësuar shkëmbimin elektronik të të dhënave në kohë reale ndërmjet administratave doganore evropiane dhe operatorëve ekonomikë. Sistemi pritet të përmirësojë ndjeshëm efikasitetin e procedurave të transitit, të ulë dokumentacionin në letër, të rrisë transparencën dhe gjurmueshmërinë e lëvizjes së mallrave, si dhe të përshpejtojë përpunimin e deklaratave të transitit.

Një nga risitë kryesore të NCTS-së është automatizimi i proceseve të komunikimit dhe menaxhimit të tranzitit përmes mesazheve elektronike të standardizuara, duke reduktuar ndërhyrjet manuale dhe duke rritur sigurinë e të dhënave. Gjithashtu, sistemi krijon mundësi më të mëdha për menaxhimin e riskut dhe monitorimin efektiv të operacioneve të transitit sipas standardeve evropiane.

Sipas Administratës Doganore, implementimi i NCTS-së është një element kyç në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, pasi është një nga kërkesat kryesore për aderimin në Konventën e Transitit të Përbashkët dhe harmonizimin e procedurave doganore me standardet e Bashkimit Evropian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…