25 vite bashkëpunim ushtarak me Gardën e Nju-Xhersit, Nufi: Krenarë për marrëdhënien strategjike me SHBA

Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, morën pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e 25-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit.


Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, morën pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e 25-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit.

Në ceremoni ishin të pranishëm autoritete të larta, mes tyre Mikie Sherrill, guvernatore e shtetit të Nju-Xhersit, gjeneral brigade e Forcave Ajrore të SHBA-së, Yvonne L. Mays, njëkohësisht adjutante e përgjithshme e shtetit të Nju-Xhersit dhe komisionere për Çështjet Ushtarake, si dhe përfaqësues të tjerë ushtarakë dhe civilë.

Gjatë 25 viteve të këtij partneriteti të ngushtë, Garda Kombëtare e Nju-Xhersit ka dhënë një kontribut të çmuar në modernizimin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme në forcimin e kapaciteteve ushtarake.

Në fjalën e mbajtur në ceremoni, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi theksoi se Shqipëria është krenare për marrëdhënien e saj strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një aleancë e veçantë që ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të vendit.

“Sado gjatë të flas, nuk do të mund ta përshkruaj plotësisht historinë e miqësisë dhe bashkëpunimit tonë, as të shpreh në mënyrë të mjaftueshme mirënjohjen që burrat dhe gratë me uniformë të vendit tim ndjejnë ndaj jush. Besoj fort se kjo miqësi dhe ky partneritet të vazhdojnë ndër breza, duke shërbyer si model dhe shembull për të tjerët”, u shpreh Nufi.

Më tej, Nufi vlerësoi kontributin e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit në procesin e transformimit dhe modernizimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në fusha kyçe, ku në qendër të bashkëpunimit qëndron forcimi i sigurisë euroatlantike.

“Së bashku kemi ndërtuar kapacitete të qëndrueshme dhe konkrete. Kemi investuar në zhvillimin e Trupës së Nënoficerëve, e cila sot përbën një nga shtyllat më të forta të Forcave tona të Armatosura. Kemi mbështetur edukimin dhe zhvillimin profesional të brezave të rinj të oficerëve, kemi bashkëpunuar në mjekësinë ushtarake dhe në menaxhimin e emergjencave civile, si dhe kemi ndarë përvoja të vlefshme në misione ndërkombëtare, përfshirë Afganistanin”, u shpreh Nufi.

Për 25 vite me radhë, Garda Kombëtare e Nju-Xhersit dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk kanë zhvilluar vetëm stërvitje të përbashkëta, por kanë qenë edhe dëshmitare të një bashkëpunimi të suksesshëm të ndërtuar mbi punën e vazhdueshme e të palodhur, përkushtimin, dhe vlerat e përbashkëta.

Burimi ATSH

Shqiptare Gogu takime në Gjermani: IBAR, autorizim për të vijuar në fazën më kërkuese të negociatave

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot takime me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht me ministrin e Shtetit…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqiptare Gogu takime në Gjermani: IBAR, autorizim për të vijuar në fazën më kërkuese të negociatave

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot takime me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht me ministrin e Shtetit…