Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

Kryeministri Edi Rama reagoi sot sërish pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, i cili ka postuar edhe një video të protestës që po zhvillohet në Tiranë kundër investimit të planifikuar në Zvërnec të Vlorës.


Kryeministri Edi Rama reagoi sot sërish pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, i cili ka postuar edhe një video të protestës që po zhvillohet në Tiranë kundër investimit të planifikuar në Zvërnec të Vlorës.

“Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parrullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore, në protestë për rrëzimin e qeverisë. Bashkëngjitur replika ime edhe në emrin e atyre protestuesve që janë akoma aty për të mbrojtur natyrën, jo për ta bërë Shqipërinë shesh për përsheshet e fuqive lloj-lloj, nga mesjetarët iranianë, që e duan të djegur këtë oaz shembullor të tolerancës ndërfetare e të marrëdhënieve të shkëlqyera qoftë me Izraelin, qoftë me vendet arabe apo Turqinë, tek grupime lloj-lloj e medie ndërkombëtare bashkë me lloj-lloj individësh nga lloj-lloj vendesh, që dufin me Trumpin po e nxjerrin këto ditë duke i përmbytur rrjetet sociale me lloj-lloj gjysmë të vërtetash, të cilat fryhen e fryhen duke u bërë gënjeshtrat më të mëdha”, theksoi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë u shpreh se “Shqipëria është shumë e vogël për të rënë në këtë kurth të madh, nga ku rrezikojmë të kthehemi me këmbët tona në pikën që të mos afrohet më asnjë investitor i huaj, ndërsa turizmi të mbetet shumë mbrapa krahasimisht me konkurentët tanë, duke na dënuar me qëndrimin në kategorinë e dytë për kushedi sa vjet të tjera”.

Reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama ndaj zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei

Oh, sa e turpshme nga ju!

Gjithsesi, faleminderit për shqetësimin tuaj ndaj inteligjencës së popullit shqiptar.

Do të ishte shumë më bindëse nëse do të vinte nga përfaqësues të një regjimi që nuk i godet vazhdimisht qytetarët e vet me censurë, intimidim, ndërprerje të internetit dhe shtypje të mendimit ndryshe.

Sa i përket sovranitetit, Shqipëria nuk merr leksione për sovranitetin nga një qeveri, operativët e së cilës u kapën duke kryer sulme kibernetike ndaj shërbimeve dhe institucioneve publike shqiptare, gjë që çoi në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit.

Ju citoni protestues shqiptarë që brohorasin në rrugë. Shumë mirë. Kjo quhet demokraci. Në Shqipëri, njerëzit janë të lirë të protestojnë kundër qeverisë së tyre, të kritikojnë Kryeministrin, të kërkojnë drejtësi dhe zgjedhje pa pasur frikë nga burgosja.

A mund të thuhet e njëjta gjë për njerëzit në emër të të cilëve pretendoni se flisni?

Dhe është veçanërisht domethënëse që papritur keni zbuluar një shqetësim kaq të madh për protestuesit në Tiranë, ndërkohë që gjaku i dhjetëra mijëra njerëzve tuaj rëndon mbi ndërgjegjen e regjimit tuaj, ndërsa të panumërt vazhdojnë të vuajnë persekutim, represion dhe burgosje, dhe ndërsa dhjetëra milionë mbeten të bllokuar në kushte që i përkasin më shumë Mesjetës sesa shekullit të 21.

Populli shqiptar është vërtet mjaftueshëm inteligjent për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra. Pikërisht për këtë arsye ai di të bëjë dallimin mes një debati demokratik dhe propagandës.

Programet tuaja të automatizuara, profilet e rreme dhe videot e manipuluara mund t’i shtojnë konfuzionit të përgjithshëm digjital helmin e regjimit tuaj plot urrejtje, por nuk do të arrijnë askund, sepse pavarësisht dallimeve që mund të kemi mes nesh si shqiptarë, ne jemi të gjithë të qartë dhe të bashkuar në bindjen se çdo lloj regjimi që e mban popullin e vet në errësirë dhe varfëri është armik i mënyrës sonë të jetesës, i maskuar si shqetësim.

Dhe i juaji është më i keqi nga të gjithë: një shtet terrorist sipas vetë përkufizimit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…