Rama: Shqipëria ishte vendi i nxehtë i gjuetisë së paligjshme, flamingot e pelikanët nisën të ktheheshin pasi erdha në qeveri

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se ishte kjo qeveri që vendosi moratoriumin kundër gjuetisë dhe prerjes së pyjeve në vend.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se ishte kjo qeveri që vendosi moratoriumin kundër gjuetisë dhe prerjes së pyjeve në vend.

Në një konferencë për shtyp me gazetarë nga vende të Bashkimit Europian, Rama theksoi se na duhet turizëm luksoz për të ndryshuar shkallën e të ardhurave për vendin dhe për të ulur trysninë që turizmi masiv ka mbi mjedisin.

“Pak gjëra mund të jenë krahasueshme me budallëkun që turizmi në nivelin e luksit mund të jetë diçka kundër njerëzve. Është një nga gjërat më të pazgjuara që mund të ndizet. Është e kundërta. Sepse ajo çfarë sjell një turist në një resort luksoz është më shumë në kuptimin e të ardhurave për vendin, dhe është shumë më pak në aspektin e trysnisë të trafikut, të ndotjes, e kështu me radhë”, tha Rama.

Turizmi luksoz, sipas tij, “është ai që e mbron një vend nga ajo çfarë mund t’i shkaktojë turizmi masiv.

Nga ana tjetër, Rama theksoi se turizmi masiv ka qenë një ambasador i shkëlqyer për Shqipërinë sepse përhapi në botë zërin që ne nuk ishim ai vendi zymtë, ku mund të shkoje të dhunoheshe, të vidheshe, të vriteshe ku ka mafie, drogë, korrupsion.

“Jo, është një vend i shkëlqyer ku mund të bësh pushime, por nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë. Le të flasim për mjedisin, flamingot. A e dini se kur nisën të ktheheshin flamingot në Shqipëri? Sepse nuk ishin kur unë erdha në qeveri. Sepse Shqipëria ishte vendi i nxehtë i gjuetisë së paligjshme. Ne humbëm shumë prej jetës sonë të egër për shkak të gjuetisë së paligjshme dhe ndërkohë flamingot bashkë me pelikanët e të tjerë nisën të ktheheshin pak vite pasi vendosëm moratorium në Shqipëri duke e shpallur gjuetinë të paligjshme për 10 vjet”, shtoi Rama.

Kryeministri informoi gjithashtu se u miratua një moratorium për prerjen e pyjeve çka ishte e paligjshme për 10 vjet në Shqipëri.

“Shihni nga pamjet satelitore se ku ishte vendi dhe ku është sot dhe shihni në regjistra se ku është jeta e egër apo habitati dhe ku ka qenë. Këto mund t’i verifikoni”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…