Rama: Protestuesit nuk duan të flasin sepse nuk duan të përballen me faktet

Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se një pjesë e protestuesve shmangin dialogun sepse nuk duan të përballen me faktet, pasi sipas tij ato bien ndesh me perceptimet dhe emocionet që i motivojnë.


Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se një pjesë e protestuesve shmangin dialogun sepse nuk duan të përballen me faktet, pasi sipas tij ato bien ndesh me perceptimet dhe emocionet që i motivojnë.

Në komunikimin me gazetarët e BE-së, Rama solli si shembull protestën studentore të vitit 2018, të cilën e cilësoi si shumë më të madhe se protestat e sotme.

“Kam pasur një gjë të ngjashme në vitin 2018 me studentët. Ishte shumë më e madhe. I gjithë bulevardi ishte plot me studentë. Ata dolën duke kërkuar kushte më të mira dhe për tre javë me radhë nuk donin të flisnin. Vinin me kërkesa dhe më thoshin “Bëji”. Ndërkohë unë u thosha se kemi nevojë të flasim, duhet të më dëgjoni edhe mua, përndryshe unë nuk punoj për ju. Nuk jam vartësi juaj që të më thoni bëj këtë apo bëj atë”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë duke u ndalur te protestat e këtyre ditëve, u shpreh se “refuzimi i dialogut nuk lidhet me arsyet që shpesh deklarohen publikisht, por me ndjenjën e përfshirjes në një kauzë që perceptohet si e madhe”.

“Nuk është kjo arsyeja. Ajo ndjenjë që po shkon drejt diçkaje të madhe, që po lufton për diçka edhe më të madhe, bën që të mos duash të përballesh me realitetin”, u shpreh Rama.

I pyetur për deklaratën e tij se protestuesit nuk duan të flasin, Rama sqaroi se nuk i referohej një organizate të caktuar, por individëve pjesëmarrës në protesta.

“Kur flas për ata, flas për njerëzit. Nuk është se ka një organizatë. Ajo që është në interes është se edhe njerëzit që duan të flasin kanë frikë, sepse kërcënohen. Ka një dimension kërcënimi në protestë. Ata kërcënohen edhe fizikisht. U thuhet “As mos guxoni të shkoni të flisni’”, deklaroi Rama.

Rama shtoi se përvoja me protesta dhe përballja me kundërshtitë e ka mësuar të jetë më i duruar.

“Unë kam mësuar durimin, diçka që nuk e kam pasur kurrë më parë”, përfundoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik të komuniteteve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim informues në qarkun e Vlorës për Reformën Territoriale.

Global 360

Haxhiu: “Marshi për liri” nderoi sakrificën e UÇK-së dhe Republikën e Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri”, i cili u mbajt…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik të komuniteteve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim informues në qarkun e Vlorës për Reformën Territoriale.