Rama: Protesta për Zvërnecin me politikanët e rinj të partive që u vjetëruan shumë shpejt

Kryeministri Edi Rama në takimin e organizuar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, në Fier me rastin e 35-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste u ndal tek protestat që po zhvillohen kundër investimit të planifikuar në Zvërnec të Vlorës.


Kryeministri Edi Rama në takimin e organizuar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, në Fier me rastin e 35-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste u ndal tek protestat që po zhvillohen kundër investimit të planifikuar në Zvërnec të Vlorës.

Në fjalën e tij Rama tha se ajo çfarë po ndodh sot me Shqipërinë dhe pse Shqipëria po përdoret kaq masivisht në vende dhe nga njerëz të cilët nuk është nga ndonjë dhimbje se çfarë do ndodhi me flamingot e Zvërnecit, por sepse Shqipëria sot përveç të tjerash është një epiqendër e një sërë përplasjesh.

“Nuk po them që njerëzit që dalin atje janë agjentë, janë spiunë, janë të futur nga forca të errëta. Nuk po them këtë fare, por që përveç një pjese të mirë aty që janë këta politikanët e rinj të partive të reja që u vjetëruan shumë më shpejt, është një pjesë e njerëzish aty që kanë rënë pre e gjithë kësaj gjëje. Atyre që shqetësohen për mjedisin në mënyrë legjitime, atyre që shqetësohen për Shqipërinë, që Shqipëria është e shqiptarëve, që Shqipëria nuk mund të shitet”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “megjithëse këto janë gjëra shumë shqetësuese në mënyrën se si mendohen dhe artikulohen, iu duket gabimisht sikur bota është me ta, iu duket sikur ai sistem mediatik në Amerikë, por edhe në Europë, gjithë ato platforma janë në kulmin e një simpatie që këta njerëz po luftojnë për atdheun e tyre, që këta njerëz po luftojnë për mjedisin në vendin e tyre”.

“Kush e mendon kështu gënjen veten në mënyrë shumë naive. Shqipëria këtu ka qenë dhe çështjet e mjedisit, të natyrës, çështje të kafshëve, të shpendëve, të lumenjve ka pasur dhe ka pasur shumë të rënda”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik të komuniteteve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim informues në qarkun e Vlorës për Reformën Territoriale.

Global 360

Haxhiu: “Marshi për liri” nderoi sakrificën e UÇK-së dhe Republikën e Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri”, i cili u mbajt…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik të komuniteteve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim informues në qarkun e Vlorës për Reformën Territoriale.