Rama: Protesta dezinformim dhe sajim, do publikojmë vetëm fakte

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë një konference me gazetarë nga vende të BE-së se çdo gjë që bën qeveria shqiptare mbështetet tek standardet e Bashkimit Europian.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë një konference me gazetarë nga vende të BE-së se çdo gjë që bën qeveria shqiptare mbështetet tek standardet e Bashkimit Europian.

Duke iu përgjigjur interesit të tyre për investimet në Zvërnec dhe në ishullin e Sazanit, Rama nënvizoi se “Shqipëri mund të ëndërrojë, të parafytyrojë dhe të imagjinojë që çdo që qeveria kërkon, por ka një garanci për të gjithë. Që nuk ka diçka të tillë si aktivitet që dëmtojnë mjedisin. Nuk mund të ndodhin pasi duhet të jemi në përputhje me standardet e BE-së”.

“Kjo është një botë turizmi krejt e re dhe të konkurrenca është e qartë dhe nuk konkurron dot duke përfillur natyrën. Prandaj ndjehem i zemëruar me të gjitha ata që nuk kuptojnë që është bekim për Shqipërinë që të sjell 4 miliardë euro dhe të bëjë diçka të jashtëzakonshme që do të jetë në ADN e saj një zhvillim mbështetur në natyrë. Ja pse zemërohem”, tha Rama lidhur me investimin në Zvërnec.

Sa i përket protestave kundër këtij investimi, Rama tha se “kjo histori është një teme krejt jashtë çdo shine. Flitet për gjëra që nuk ekzistojnë, që janë të rreme. Ne po punojmë dhe do të dalim me gjëra dhe do presim një moment më të qetë. Po punojmë për atë që quhet dosjet apo skedat e flamengove dhe do ti tregojmë se sa shumë dezinformim, se sa shumë sajim po i bëhet këtyre informacioneve nga burime që po i përdorin”.

“E dimë si fakt. Fakti që ka aktorë që po përpiqen ta shfrytëzojnë duke përdorur atë që quhet depërtim dhe aktorë të tjerë që po përpiqen ta përdorin për agjendat e tyre. Kemi shumë të dhëna për këtë dhe do t’i bëjmë publike. Vetëm fakte, jo histori. Po ju them edhe njëherë që nuk flas për aktorë dashakeqë, ka vetëm një aktor dashakeq që është vetëm Irani. E dimë me fakte. Nuk them që Irani e shpiku, por them që Irani u hodh menjëherë në këtë histori. Ne jemi në luftë kibernetike me Iranin prej disa vitesh tashmë ata organizuan një sulm të tmerrshëm kibernetike për ët fshirë gjithë infrastrukturën tonë kritike,. Nuk ia dolën”, deklaroi kryeministri Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…