Rama: Kushner dhe Ivanka Trump janë investues amerikanë, çdo projekt zhvillohet mbi bazën e fakteve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se aludimet për lidhjen e projektit të Zvërnecit me kredi politike nga Shtëpia e Bardhë dhe Donald Trump janë të pasakta.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se aludimet për lidhjen e projektit të Zvërnecit me kredi politike nga Shtëpia e Bardhë dhe Donald Trump janë të pasakta.

Gjatë një konference për shtyp me gazetarë nga vende të Bashkimit Europian, Rama tha se arsyeja pse bota është kaq e entuziazmuar me këtë çështje për shkak të Donald Trump.

“Nuk besoj se flamingot në Shqipëri do të kishin bërë një trazim kaq të madh nëse nuk do të ishte një rast për t’i shkuar pas Donald Trump. Por kjo nuk ka të bëjë me Donald Trump. Kur Jared Kushner dhe Ivanka Trump erdhën këtu, nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë. Dhe për mua ata ishin investues amerikanë që pyesnin nëse mund të kishin një shans në Shqipëri dhe nuk ishin familja e Donald Trump. Siç e thashë, Donald Trump aso kohe mund të shkonte edhe në burg, sepse përballej me shumë akuza asokohe. Por nuk më takonte mua të merresha me këtë. Pa mendoni nga njëra anë, mua më thonë se jam gjithmonë njeriu i Sorros, tani njeriu i Kushner. Gjejeni kush jam”, tha Rama.

Ai theksoi se qëllimi i tij është të sigurojë se çdo projekt zhvillohet mbi bazën e fakteve dhe transparencës.

“Jam kryeministri i Shqipërisë që dua që të gjithë të vijnë dhe të investojnë këtu dhe dua të jenë miq të këtij vendi. Nuk mendoj se Shqipëria duhet të jetë po themi ushqim për betejat politike në Amerikë apo diku gjetkë. Dua që çdo gjë, çdo projekt, të jetë i bazuar në fakte dhe përgjigjja do të jepet përmes projektit. Nëse projekti do të japë përgjigje, do të vazhdojmë. Nëse nuk do të japë përgjigje të duhura, projekti duhet të përmirësohet. Por 25% më shumë natyrë, gjelbërim dhe rigjenerim është ajo që do të sillet nga projekti, sepse këto janë objektivat që kemi”, tha Rama.

Ai theksoi se numri më i madh i arkitektëve më të mirë të botës po punojnë së bashku më vete për projektin

“Nuk jam zgjuar kurrë një ditë të jetës sime me mendimin të bëj diçka të shpejtë. Gjithmonë kam besuar se bukuria është ajo për të cilën kemi nevojë dhe kam luftuar gjithmonë për bukurinë. A kam pasur gjithmonë sukses? Jo gjithmonë. Por sot Shqipëria është një vend dhe ju sfidoj me fakte, ku numri më i madh i arkitektëve më të mirë të botës po punojnë së bashku më vete për projektin”, tha ai.

Rama theksoi se kërkohet të ndodhin gjëra që ndryshojnë këtë vend një herë e mirë, jo vetëm perceptimin për vendin.

“Ky lloj përqendrimi është diçka që nuk e gjeni dot në asnjë vend të Europës. Pse? Sepse ne duam bukurinë, duam cilësinë dhe duam që të ndodhin gjëra që ndryshojnë këtë vend një herë e mirë, jo vetëm perceptimin për vendin që ka qenë i ndërtuar në mënyrë të drejtë mbështetur në gjerat më të këqija, krimi, korrupsioni, droga”, deklaroi kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…