Rama: Deri në fund të 2028, synojmë digjitalizimin e Kadastrës

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se çështja e pronave në Shqipëri ka kaluar nëpër disa etapa.


Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se çështja e pronave në Shqipëri ka kaluar nëpër disa etapa.

Në një komunikimin nga godina e Kryeministrisë me gazetarë nga vendet e BE-së, Rama iu përgjigj pyetjes së gazetarit të Radios “Republika Çeke” lidhur me problematikat e pronave në Shqipëri.

“Po hapni një plagë të madhe këtu sepse kjo është historia më e trishtë e kësaj rrugës sonë për t’u bërë një vend demokratik. Regjimi që patëm, ishte më i pamëshirshmi, regjimi më i izoluar në të gjitha ish-regjimet komuniste sa i takon edhe pronës. Ka një gjë që regjimi nuk e bëri: nuk shkatërruan titujt e vjetër të pronësisë. I mbajtën të gjitha në kuti shumë të sigurta metalike, ishin të mbyllur askush nuk iu hapte, ishin të siguruara”, tha Rama.

Rama tha se me rënien e regjimit komunist, këto kuti u hapën dhe u keqpërdorën tejmase.

“Shumica e titujve u shkatërruan, shumë të tjera u zëvendësuan me tituj të rremë, kështu Kadastra u shndërrua në problem. Po ajo çka ndodhi në realitet ishte edhe më e egër, se sa ajo që ndodhi në Poloni. Lavjerrësi shkoi në skajin tjetër dhe njerëzit lëvizën masivisht se gjatë komunizmit ne nuk e vendosnim dot vetë ku të jetonim. Të gjithë duhet të jetonin ku e caktonin bazuar në një plan të shpërndarjes së aftësive dhe krahut të punës”, vijoi ai.

Sipas Ramës, shumë njerëz lëvizë nga qendrat urbane drejt Italisë, nga jugu i vendit drejt Greqisë, dhe të tjerë nga zonat rurale drejt atyre urbane.

“Tirana doli nga komunizmi me rreth 220 mijë banorë, ndërkohë që për 10 vjet numri u dyfishua me njerëz që u vendosën në rrethina dhe më pas u trefishua. Njerëzit ndërtuan ku mundën, ku gjetën tokë. Kjo krijoi një tjetër shtresë pronësie. Kishim ish-pronarët, pastaj në 91’ Parlamenti nxori një ligj që parashikonte aktin e përdorimit të tokës për çdo bujk, fermer. Në këtë tokë kishte edhe ndërtesë. Kjo krijoi shumë tensione, probleme”, tha Rama, duke u ndalur edhe te çështja e pronësisë së tokës në Zvërnec.

“Ajo që çfarë ka ndodhur me pronarin në Zvërnec nuk është histori e veçuar, janë histori të ndodhura shumë herë sidomos me tokat në bregdet. Pastaj shfaqet dikush tjetër që thotë jam unë pronari. Dhe pastaj kjo shkon përmes proceseve ligjore pa mbarim. Po digjitalizojmë Kadastrën, kemi mbështetje financiare nga BE, dhe bashkë me këtë dhe ekspertizë të mirë po mbyllim këtë hendek. Synojmë që në fund të 2028 të kemi një Kadastër të digjitalizuar, që të mos kemi pronësi që lëvizin apo të pasigurta”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…