Koçiu: Shqipëria kryeson rajonin për zbatimin e reformave, mbi 212 milionë euro për mbështetje buxhetore e investime strategjike

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka marrë pjesë në takimin e Komitetit të Monitorimit të Planit të Rritjes dhe Reformave (RGF) zhvilluar sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë.


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka marrë pjesë në takimin e Komitetit të Monitorimit të Planit të Rritjes dhe Reformave (RGF) zhvilluar sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë.

Në këtë takim ishin të pranishëm partnerë ndërkombëtarë dhe institucionet përgjegjëse ku është diskutuar mbi rezultatet e arritura dhe hapat e mëtejshëm në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Koçiu thekson në një postim në rrjetet sociale se “Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt Brukselit, me 33 hapa reformues të realizuara në 5 shtylla politike dhe mbi 212 milionë euro për mbështetje buxhetore dhe investime strategjike, duke kryesuar në Ballkanin Perëndimor për ritmin e zbatimit të reformave”.

Sipas saj, rruga është e qartë dhe objektivi i pandryshueshëm.

“Qeveria Shqiptare është plotësisht e angazhuar për të çuar përpara çdo reformë, pa humbur kohë, me rezultate konkrete dhe me bindjen se ky është momenti i Shqipërisë Europiane”, shprehet zv.kryeministrja Koçiu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nimsa e Qytetërimit Global synon bashkëjetesë, por jo uniformitet

Dr. Marsela Musabelliu, Drejtore Ekzekutive e Institutit Shqiptar për Studimet e Globalizimit(AIGS) ndan mendimet e saj mbi këtë iniciativë të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Al Jazeera”: Qeveria nuk po shet tokë publike, investimi në Zvërnec bekim për vendin

Kryeministri Edi Rama deklaroi se investimi në Zvërnec është një bekim për vendin pasi sjell një investim prej 4 miliardë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nimsa e Qytetërimit Global synon bashkëjetesë, por jo uniformitet

Dr. Marsela Musabelliu, Drejtore Ekzekutive e Institutit Shqiptar për Studimet e Globalizimit(AIGS) ndan mendimet e saj mbi këtë iniciativë të…