Bashkëpunim në arsim, ambasadori i Azerbajxhanit viziton Universitetin e Korçës

Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, zhvilloi një vizitë në Universitetin “Fan Noli”, në Korçë.


💫𝗔𝗠𝗕𝗔𝗦𝗔𝗗𝗢𝗥𝗜 𝗜 𝗥𝗘𝗣𝗨𝗕𝗟𝗜𝗞Ë𝗦 𝗦Ë 𝗔𝗭𝗘𝗥𝗕𝗔𝗝𝗫𝗛𝗔𝗡𝗜𝗧 𝗡Ë 𝗥𝗘𝗣𝗨𝗕𝗟𝗜𝗞Ë𝗡 𝗘 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣Ë𝗥𝗜𝗦Ë𝗦, 𝗭. 𝗔𝗡𝗔𝗥 𝗛𝗨𝗦𝗘𝗬𝗡𝗢𝗩, 𝗩𝗜𝗭𝗜𝗧𝗢𝗜 𝗨𝗡𝗜𝗩𝗘𝗥𝗦𝗜𝗧𝗘𝗧𝗜𝗡 “𝗙𝗔𝗡 𝗦. 𝗡𝗢𝗟𝗜”

Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, zhvilloi një vizitë në Universitetin “Fan Noli”, në Korçë.

Ai u prit në takim nga rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi dhe zëvendësrektoret, prof. as. dr. Lorena Zeqo dhe dr. Aida Mosko.

Gjatë bisedës, Rektori e njohu Ambasadorin me veprimtarinë që zhvillon Universiteti “Fan S. Noli” në përgjithësi, si dhe me prioritetet kryesore për zhvillimin e tij.

Sipas njoftimit të universitetit, u fol për rolin e arsimit si urë bashkëpunimi.

Ambasadori Huseynov u shpreh i gatshëm për të ofruar mbështetjen e tij në krijimin e hapësirave për partneritete midis UNIKO dhe universiteteve të Azerbajxhan-it me qëllim bashkëpunimin ndërinstitucional në veprimtari e projekte të përbashkëta, në organizimin e leksioneve të hapura, në mobilitete të stafit e studentëve etj.

U theksua se bashkëpunimi midis dy vendeve lidhet tashmë edhe me projektin NUR (National Urban Reticulation) në kuadër të të cilit Universiteti “Fan S. Noli” do të jetë një prej përfituesve të drejtpërdrejtë të tij, çka pritet të sjellë ndikime pozitive dhe të ndjeshme në aspektin ekonomik dhe mjedisor.

Ibrahimaj: Politika të reja për strehimin e përballueshëm, kredi me interes të subvencionuar dhe mbështetje për qiranë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve dhe përfaqësues të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Politika të reja për strehimin e përballueshëm, kredi me interes të subvencionuar dhe mbështetje për qiranë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve dhe përfaqësues të…