Rama: Bread and Heart Festival solli në Tiranë disa nga arkitektët më të vlerësuar në botë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se edicioni i dytë i Bread and Heart Festival solli në Tiranë një numër të konsiderueshëm arkitektësh dhe profesionistësh të zhvillimit urban nga mbarë bota, duke e kthyer Shqipërinë në një hapësirë të rëndësishme shkëmbimi idesh dhe përvojash në fushën e arkitekturës dhe planifikimit urban.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se edicioni i dytë i Bread and Heart Festival solli në Tiranë një numër të konsiderueshëm arkitektësh dhe profesionistësh të zhvillimit urban nga mbarë bota, duke e kthyer Shqipërinë në një hapësirë të rëndësishme shkëmbimi idesh dhe përvojash në fushën e arkitekturës dhe planifikimit urban.

Në podkastin “Flasim”, Rama u shpreh se festivali ishte një nga ngjarjet e rëndësishme të kësaj jave.

“Një tjetër aktivitet i kësaj jave ishte edicioni i dytë i Bread and Heart Festival, Festivali i Bukës dhe i Zemrës, festivali ndërkombëtar që sjell në Tiranë një numër mbresëlënës arkitektësh dhe profesionistësh të zhvillimit urban, duke mbledhur praktikisht rreth një sofre personalitete të jashtëzakonshme, fitues të Nobelit të arkitekturës, Pritzker Prize, të cilët vijnë nga të gjithë kontinentet, nga Europa, Azia, Amerika Veriore dhe Amerika Latine”, tha Rama.

Sipas tij, në festival morën pjesë mbi 600 profesionistë, së bashku me partnerët e tyre lokalë dhe të rinj që merren me arkitekturë dhe zhvillim urban.

“Të cilët ishin mbi 600 këtu, pastaj edhe së bashku me partnerët e tyre lokalë, me vajza e djem që merren me arkitekturë, merren me zhvillim urban dhe që faktikisht jetojnë ditë vërtet të paharrueshme të karrierës së tyre, sepse bashkëpunojnë me mjeshtrit më të mëdhenj në një shkollë të hapur arkitekture dhe planifikimi urban, siç është bërë sot Shqipëria”, u shpreh kryeministri.

Rama tha se Tirana u shndërrua në një hapësirë takimi dhe bashkëpunimi mes emrave të njohur të arkitekturës botërore.

“Tirana u kthye në një hapësirë shkëmbimi idesh dhe përvojash mes këtyre personaliteteve, të cilët kanë parë shumë, të cilët udhëtojnë shumë, të cilët bëjnë projekte kudo, kudo, kudo, të cilët janë kudo të ftuar dhe të mirëpritur, por të cilët janë absolutisht mirënjohës për këtë mundësi që u jep festivali për të qenë së bashku dhe për të ndërvepruar së bashku, gjë që nuk e bëjnë në pjesën tjetër të rrugëtimit të tyre”, tha ai.

Kryeministri veçoi pjesëmarrjen e Dong Yugan, të cilin e cilësoi si një nga emrat më të vlerësuar në fushën e arkitekturës së peizazhit.

“Mes tyre ishte edhe Dong Yugan, pasardhësi i arkitektit legjendar Kongjian Yu, aktualisht drejtues i studios prestigjioze Turenscape, një prej emrave më të vlerësuar në botë në fushën e arkitekturës së peizazhit. Dong Yugan është faktikisht udhëheqësi i konsulencës për peizazhin e mbrojtur të Zvërnecit brenda grupit të madh të punës me projektin”, deklaroi Rama.

Duke iu referuar projektit në Zvërnec, Rama tha se ai po zhvillohet me kontributin e specialistëve ndërkombëtarë.

“Projekti është duke u zhvilluar, është duke u punuar, është duke u materializuar hap pas hapi nën sytë dhe falë mendjes së disa prej arkitektëve më të mëdhenj të botës”, tha ai.

Sipas kryeministrit, Dong Yugan është pjesë e një grupi të gjerë ekspertësh që përfshin inxhinierë mjedisorë, ekonomistë dhe studiues.

“Dhe Dong Yugan është pjesë e atij grupi, së bashku me inxhinierë mjedisorë nga më të mirët në botë, së bashku me ekonomistë, së bashku me studiues, të cilët do të merren me impaktin ekonomik dhe social, me impaktin ambiental, e kështu me radhë”, u shpreh Rama.

Ai tha se grupi i ekspertëve kishte zhvilluar më herët një vizitë dhe një sërë aktivitetesh pune në Vlorë.

“E kam thënë dhe po e përsëris se këtu, në këtë çorbë që zihet me zhurma të mëdha, është e vështirë që të kalojë fjala e thënë me decibelë normalë, por e kam thënë dhe e përsëris. Ai grup ka ardhur në Vlorë atëherë kur u fol vetëm për ardhjen e Ivanka Trump-it, por ishte një vizitë dyditore me atë grup të madh dhe janë bërë diskutime, workshop-e, dhe një workshop i veçantë ka qenë që i gjithë grupi është ulur dhe ka dëgjuar disa profesorë me reputacion të lartë në Shqipëri, profesorë të historisë, profesorë të gjeografisë, profesorë të etnologjisë e kështu me radhë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se nuk beson se ekspertët dhe investitorët e përfshirë në projekt kanë si qëllim dëmtimin e mjedisit.

“Kështu që është e pakonceptueshme, duhet të jesh komplet i papërqendruar që të besosh se ata njerëz që janë bashkuar bashkë, ata bashkëinvestitorë që mund të shkojnë kudo në botë dhe që kanë bërë plot gjëra nëpër botë, të krijojnë këtë ushtri të madhe njerëzish ëndërrimtarë dhe ambiciozë për të ardhur dhe për të vrarë flamingot. Duhet të jesh komplet i papërqendruar që ta hash këtë lloj flamingoje”, deklaroi ai.

Rama iu referua funksionimit të demokracisë dhe qëndrimeve të ndryshme në shoqëri.

“Gjithsesi, siç thashë, i kemi të qarta punët në demokraci. Disa zgjidhen për të punuar, disa punojnë për t’u zgjedhur, disa të tjerë as punojnë, as zgjidhen, por protestojnë. Disa punojnë, protestojnë; protestojnë, punojnë. Disa të tjerë nuk dinë as vetë se çfarë kërkojnë. Është liri, është demokraci, theksoi Rama.

“Shiu ka punën e vet, ne kemi punën tonë”, tha Rama, duke cituar legjendën e futbollit shqiptar, Loro Boriçi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja në Pogradec: Hidroplani, mundësi e re për zhvillimin dhe ndërlidhjen turistike të rajonit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, mori pjesë në çeljen e sezonit turistik në Pogradec, ku u prezantua…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja në Pogradec: Hidroplani, mundësi e re për zhvillimin dhe ndërlidhjen turistike të rajonit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, mori pjesë në çeljen e sezonit turistik në Pogradec, ku u prezantua…