Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së zhvilluar këtë javë në Zvërnec është takuar me banorët e zonës, të cilët sipas tij kanë shprehur shqetësime konkrete lidhur me çështjet e pronësisë dhe zhvillimit, por jo kundërshtim ndaj projektit të investimit.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së zhvilluar këtë javë në Zvërnec është takuar me banorët e zonës, të cilët sipas tij kanë shprehur shqetësime konkrete lidhur me çështjet e pronësisë dhe zhvillimit, por jo kundërshtim ndaj projektit të investimit.

Gjatë fjalës së tij në sezonin e gjashtë të podkastit “Flasim”, Rama tha se takimi me banorët është i publikuar i plotë në rrjetet e tij sociale.

“Këtë javë shkova dhe takova banorët e zonës së Zvërnecit në një takim që për të gjithë ata që duan të dëgjojnë është i postuar në faqen time. Vlen shumë më shumë se çdo ulërimë, çdo zhurmë, çdo kujë, çdo shqetësim, manipulim, falsifikim, spekulim nga çorba e ditëve të fundit”, tha Rama.

Sipas tij, në takim morën pjesë banorët që jetojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonë.

“Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga flamengot online. Si njerëz të mbledhur me zor, si njerëz të mbledhur kokrra-kokrra, si njerëz që nuk përfaqësonin komunitetin e tjerë e të tjerë, ndërkohë që ata janë njerëzit që jetojnë në atë zonë. Ajo zonë nuk është një zonë e mbipopulluar, është një zonë ku këta njerëz që kanë interesa aty, që punojnë aty, që i pretendojnë pronat e tyre aty, madje aty ku do të zhvillohet projekti, që mbajnë familjet e tyre nga aktivitetet e vogla aty, nga shërbimet dhe nga puna e përditshme aty, janë ata”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se takimi u zhvillua me banorët që preken drejtpërdrejt nga projekti.

“Nuk vajta të takoj njerëz të mbledhur nga Narta poshtë apo nga Vlora lart. Vajta të takoj ata që janë aty, pikërisht ata që e kanë interesin e drejtpërdrejtë, qoftë për të drejtën e pronës, qoftë për të drejtën që të dëgjohen, qoftë për të drejtën që të jenë pjesëmarrës në këtë proces, qoftë dhe për të drejtën që të zhvillohen”, tha ai.

Sipas Ramës, diskutimet u fokusuan te problematikat konkrete të komunitetit.

“Ajo që dëgjova prej tyre natyrisht nuk ishte një surprizë për mua. Ishte krejt ndryshe nga ajo që dëgjohet çdo ditë. Ishte një bisedë për shqetësimet konkrete, për problematikat konkrete, për mënyrën se si adresohet një pretendim me një pronë të kthyer dhe të regjistruar, por që në rast se kthimi dhe regjistrimi janë bërë në mënyrë të parregullt, ka gjykatë, ka një proces”, deklaroi ai.

Kryeministri tha se në fund të takimit diskutimi u zhvillua në mënyrë konstruktive mes palëve.

“Në fund gjithçka ishte pozitive mes njerëzish që diskutojnë si njerëz, mes njerëzish që nuk i qepen njëri-tjetrit me gurë në trastë”, tha Rama.

Ai shtoi se ajo që i bëri më shumë përshtypje ishte fakti se asnjë prej banorëve nuk kërkoi ndalimin e projektit.

“Në asnjë moment nuk dëgjova prej tyre të vijë në diskutim vetë ideja që ky investim duhet të ndalet. Madje përkundrazi ndjeva shqetësim që aman mos ndalet, aman mos ta humbasim këtë gjë”, deklaroi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…