Gonxhja në Pogradec: Hidroplani, mundësi e re për zhvillimin dhe ndërlidhjen turistike të rajonit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, mori pjesë në çeljen e sezonit turistik në Pogradec, ku u prezantua edhe një fluturim simbolik me hidroplan, si një nismë që synon të promovojë forma të reja të zhvillimit turistik dhe të forcojë ndërlidhjen mes liqeneve, qyteteve dhe rajonit.

Gjatë vizitës në Pogradec, ministri Gonxhja, së bashku me kryetarin e bashkisë, Ilir Xhakolli, zhvilluan një takim me operatorët turistikë të zonës, ku diskutuan mbi ecurinë e sezonit, potencialet e zhvillimit dhe sfidat që kërkojnë bashkëpunim ndërinstitucional.

Në fokus të bisedimeve ishin menaxhimi i plazheve bregliqenore, përmirësimi i shërbimeve për vizitorët, ruajtja e pastërtisë dhe mbrojtja e mjedisit, si elementë kyç për rritjen e cilësisë së ofertës turistike dhe për garantimin e një eksperience sa më të mirë për turistët.

Gonxhja vlerësoi kontributin e sipërmarrësve lokalë në zhvillimin e turizmit dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit.

“Pogradeci mbetet një nga destinacionet më të veçanta të vendit, me vlera të spikatura natyrore, kulturore dhe turistike. Angazhimi ynë është të mbështesim çdo përpjekje që rrit cilësinë e ofertës turistike dhe promovon potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj zone”, u shpreh ministri Gonxhja.

Pogradeci është një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë sezonit veror, duke tërhequr çdo vit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj falë liqenit, trashëgimisë kulturore dhe mikpritjes karakteristike të zonës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia