Rama: Vlora me projektin në Zvërnec bëhet destinacion botëror

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorë të Zvërnecit sot deklaroi se projekti i resortit turistik në zonë do ta shndërrojë Vlorën në një destinacion me rëndësi botërore.


Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorë të Zvërnecit sot deklaroi se projekti i resortit turistik në zonë do ta shndërrojë Vlorën në një destinacion me rëndësi botërore.

Gjatë bashkëbisedimit Rama u ndal edhe tek incidenti i raportuar më herët në zonë për keqtrajtimin e një protestuesi nga polici private, duke e cilësuar të papranueshëm dhe duke theksuar reagimin e menjëhershëm të institucioneve.

“E ajo që ndodhi me atë djalin që u tërhoq zvarrë është një gjë e neveritshme dhe nuk bën vaki që qeveria të jetë e përfshirë, pasi nuk do të ndodhte që të shkarkohej menjëherë drejtori i policisë dhe të hiqej licensa e kompanisë së sigurisë”, u shpreh Kryeministri.

Duke folur për projektin, Rama theksoi rëndësinë e tij për zhvillimin ekonomik të zonës dhe ndikimin në investimet e ardhshme.

“Duhet ta bëjmë këtë projekt me patjetër, pasi Vlora me këtë projekt nuk është më një qytet i Shqipërisë, por një destinacion i botës. Ky investim do të sjellë shumë investime të tjera për blerje pasurie të paluajtshme, apartamente dhe biznese; është një efekt zinxhir i jashtëzakonshëm”, deklaroi ai.

Kryeministri shtoi se kundërshtitë ndaj projekteve të mëdha janë të pritshme, por nuk duhet të bllokojnë zhvillimin.

“Do të vijnë ata (investitorët – shën. i red.) nga anë e anës me miliarda për të prishur apo bllokuar projektin?! Do të vijnë për ta bërë Shqipërinë ‘delen e zezë’ të botës?! Këto projekte bëhen me komunitetin dhe kjo është pjesë e programit. Në momentin që do të jetë gati projekti, do të vijnë bashkë me mua tek ju. Transparenca bëhet kur projekti të përfundojë”, u shpreh Kryeministri.

Rama u shpreh se projektet strategjike nuk mund të vihen në diskutim përmes presioneve politike apo protestave.

“Ky investim nuk ikën nga Shqipëria sa të jem unë këtu, sepse po iku, i bie të kthejmë përmbys çdo gjë”, deklaroi Kryeministri.

“Po kur thonë i kemi dhënë pesë kushte. Po kur jap dorëheqjen, si t’i plotësoj katër kushtet e tjera?! Nuk ka shans të bëj negociata. Një gjë është e sigurt, që procesi ka qenë shumë strikt. Protestuesit kishin thënë se investimi është 27 milionë euro dhe po të shikosh kjo është leje që është kthyer mbrapsht. Ne kemi kërkuar një projekt gjithnjë e më të përshtatur me mjedisin, me distanca nga laguna, si dhe me ruajtjen e biodiversitetit dhe parametrave mjedisorë”, theksoi Kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Norma maksimale e interesit për kreditë e vogla konsumatore ulet në 51,37%

Banka e Shqipërisë ka vijuar lehtësimin e kostos së huamarrjes për kreditë e vogla konsumatore, duke ulur sërish normën efektive…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Norma maksimale e interesit për kreditë e vogla konsumatore ulet në 51,37%

Banka e Shqipërisë ka vijuar lehtësimin e kostos së huamarrjes për kreditë e vogla konsumatore, duke ulur sërish normën efektive…